RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Sevdail Sherifi debuton në ringun amerikan në “Madison Square Garden” me 20 Prill

1 min read

SHERIFI DHE COLLIN MORGANBoksieri ynë perspektiv Sevdail Sherifi do të debutoj në ringun amerikan me 20 Prill. Sherifi do të boksoj kundër amerikanit Joshua Harris i cili ka rekord prej 8 fitore (6 KO) dhe 6 humbje. Ky meç do të zhvillohet në palestrën e famshme “Madison Square Garden” në New York. Sherifi qëndroi në SHBA për më shumë se një muaj duke bindur shumë trajner, ekspertë dhe menaxher të boksit amerikan, talentin e tij. Kjo rezultoi me arritjen e marrëveshjes me ekipin promovues shqiptar “Dovolani Boxing”.  “Jam pritur shumë mirë nga Dovolani. Ne arritëm marrëveshje dhe unë do të paraqitem me 20 Prill për herë të parë në ringun amerikan” theksoi Sherifi për Kosova Boxing.

Sherifi në New York është stërvitur nga trajnerët e mirënjohur Collin Morgan dhe Fernely Feliz.
“Besoj bashkëpunimi me këta dy trajner do të vazhdon në të ardhmen ku shpresoj do ti kam në kënd me 20 Prill” tha Sherifi.

Në ndihmë të madhe për tu adaptuar me boksin në Amerikë, në ndihmë i doli boksieri ynë i mirënjohur Elvir Muriqi. “Dua të falenderoj Muriqin publikisht. Ai më ka pritur si anëtar të familjes dhe gjatë gjithë kohës është përkujdesur për mua” theksoi Sherifi.

“Nëse triumfoj në këtë meç atëhere do të vazhdoj boksin dhe jetën në SHBA ku boksi këtu dallon shumë me atë evropian” tha në fund Sherifi.

Artan Vërbica
23 Shkurt 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.