RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Morina mbron titullin e kampionit botëror WKU, ndërsa Murseli humb në saje të papërvojës

1 min read

dardan morina 1Mynih, 22 Shkurt 2013 – Dardan Morina ka mbrojtur me suksesë titullin e kampionit botëror në versionin WKU. Morina mposhti franqezin Martin Wilfried me vendim unanim pas pesë raundeve. Morina me përgatitje të madhe tregoi kualitetin e tij qysh në raundin e dytë ku me një kroshe të majt e rëndë e hedhi në dysheme, ndërsa Wilfried u zgjua shpejt por sërish Morina me një goditje me këmb “High Kick” e detyroi kundërshtarin të puth sërish dysheme. Për çudi Wilfried u zgjua dhe vazhdoj duelin deri në fund, por Morina kishte meçin nën kontroll ku e mposhti bindshëm.

“Ishte kundërshtar shumë i rezistueshëm. Nuk besova se do të vazhdon deri në fund, por ja që unë triumfova dhe kjo është e rëndësishme” theksoi Morina për Kosova Boxing pas meçit.

Në këtë mbrëmje u paraqit Kadri Murseli i cili mbrojti ngjyrat e Kosovës. Murseli nënkampion botëror në amatorizëm në versionin WKA u përballë kundër kampionit evropian në versionin WKU, gjermanin Pietro Vecchio. Murseli u mposht nga italiani i natyralizuar, të cilën këtë meç e humbi në saje të papërvojës.

Bani Tulleci
22 Shkurt 2013

1 thought on “Morina mbron titullin e kampionit botëror WKU, ndërsa Murseli humb në saje të papërvojës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.