RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Anulohet përballja Nimani dhe Knezheviq

1 min read

nimani gogic posterDueli i shumë pritur i paraparë të zhvillohet me 22 Mars në Berlin për titullin IBF-Internacional ndërmjet boksierit tonë Besar Nimani dhe serbit Gogi Knezheviq është anuluar. Shkak i kësaj ka ardhur lëndimi i krahut nga boksieri ynë të cilët mjeku e ka sygjeruar të pushojë së paku dy javë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Kosova Boxing vëllai i Besarit, Berati të cilën e kanë pranuar shumë keq. “Jemi mërzitur shumë, sepse kemi qenë të përgatitur mjaft mirë dhe kishim synim të fitojmë këtë brez të vlefshëm”.

Dueli i Nimanit dhe Gogiq pritet të zhvillohet në muajin shtator, dhe këtë e kanë premtuar promoteri Robert Rolle dhe Ahmet Oner. “Kemi zhvilluar biseda me Robert Rolle dhe kemi marrë premtimin se ky meç do të zhvillohet në shtator. Do të presim datën 22 Mars kur do të përfundoj mbrëmja e paraparë e pastaj do të nisim bisedat e reja dhe me stërvitje” theksoi Berat Nimani për Kosova Boxing.

Kosovaboxing.org
24 Shkurt 2013

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.