RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Selektori Peci përcakton listën e boksierëve që do të përballen me VASAS dhe DEBRECEN

1 min read

Departamenti i Sportit, Prishtinë, 17 Shtator 2010 – Sot në ambientët e Federatës së Boksit të Kosovës, selektori Xhevdet Peci bëri të ditur emrat që do të marrin pjesë nesër kundër ekipit VASAS nga Budapesti dhe Debrecen nga Debreceni.

Selektori Peci përzgjedhi këta boksier :

57 kg – Kreshnik Kokollari
60 kg – Liridon Zeqiri
64 kg – Burim Hasani
69 kg – Asmer Bilalli
75 kg – Alban Bërmeta
81 kg – Aleksander Ramo
91 kg – Kristian Demaj

“Jam mjaft i lumtur me boksierët e mi dhe më përforcimet gjithëashtu nga Shqipëria. Kosova do të paraqitet denjësisht dhe pres dy fitore” deklaroi Peci për Kosovaboxing.org.

Dueli i parë KOSOVA dhe VASAS do të zhvillohet të shtunden në Ferizaj nga ora 17h00 dhe dueli tjetër KOSOVA dhe DEBRECENI do të zhvillohet të dielen në Prishtinë nga ora 17h00. Këto dy duele do të transmetohen drejtpërdrejt nga televizioni publik i Kosovës, RTK në rrjetin tokësor dhe satelitor.

Foto : Kosovaboxing.org
Artan Vërbica
17 Shtator 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.