RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Gjithçka gati për t`ju revanshuar hungarezëve

2 min read

Me datë 18 dhe 19 Shtator do të mbahen gjirot e rregullta të euroligës private “BoxingOne Championship” ku Kosova do të zhvilloj dy duele mjaft të rëndësishme të këtij kampionati. Dueli i parë do të zhvillohet në Ferizaj me ekipin K.B. Vasas nga Budapesti dhe dueli i dytë të dielen në Prishtinë me K.B. Debrecen nga Debreceni. Kosova në muajin Maj të këtij viti kishte zhvilluar duelet me K.B. Vasas  dhe K.B. Debrecen ku pësoi humbje 11-3 nga K.B. Vasas dhe 12-2 nga K.B. Debrecen. Ndryshe nga humbjet e para me rezultat të thellë, kësaj radhe zyrtarët e Federatës së Boksit të Kosovës janë mobilizuar dhe kanë marr disa përforcime nga Shqipëria për këto dy duele mjaft të rëndësishme për vazhdimin e gjasave për kualifikim në mesin e katër ekipeve më të mira në euroligën “BoxingOne Championship”. Përfaqësuesja e Kosovës është duke u përgaditur në Ferizaj ndërsa sot do t`ju bashkangjitet 6-boksier të Kombëtarës së Shqipërisë së bashku me selektorin Zef Gjoni. Të dy selektorët edhe ai i Kosovës, Xhevdet Peci dhe i Shqipërisë, Zef Gjoni do të përzgjedhin ekipin që do të ndeshen të shtunden dhe të dielën.

Duelet do të fillojnë nga ora 17:00 dhe do të transmetohen drejtpërdrejt nga televizioni publik i Kosovës, RTK për rrjetin tokësor dhe satelitor.

Artan Vërbica
15 Shtator 2010

4 thoughts on “Gjithçka gati për t`ju revanshuar hungarezëve

  1. Kristjan Demaj ka per te humbur i pari..!
    69 kg i vllaznis do fitoje se eshte mire fare…
    Te gjithe te tjeret jane pretendent jan shum te mire …
    Kristjani eshte rromujagji dhe jo boksier ok
    te gjithe te vllaznis nuk dine te gjuaj kershe mo vella perveq 69 kg qe eshte i kompletuar me te gjitha …Falmeniderit

  2. Artan pershendetje te uroj gjith te mirat dhe per punen tende te palodhshme qe ben per informimin e dashamireve te boksit ne Kosove ekipit te Kosoves i uroj sukses por per turnirin qe bahet ne Poloni nga disa Junior qe kane pas te marrin pjes per kur e kane lene edhe njeher gjith te mirat dhe mundesish pres pergjigjen.Ju falenderoj Zendriti

  3. SHQIPERIA KA SHUME BOKSIER.
    POR KA DHE NGA ATO QE JA BEJN VETES ME SY SIKUR KY ENDRIT HOXHAJ.
    ENDRIT…MUND TE ME THUASH SA NDESHJE KE KOMBTARE JO NDERKOMTARE???
    UNE TE KAM PA NDESHJET E TU TI GJITHSEJ KE ME PAK SE 20 NDESHJE KU 15 PREJ TYRE KE HUMB ME NDERPRERJE….
    NUK E KAM PER ME TE FY POR TE THEM TE DREJTEN TI KE NGATERRU SPORT….

  4. Hej olti psh si po e kalo …!
    Une humbej po dakort per shkak te jurise dhe kete e di mire kushe eshte ai boksier qe eshte 70 kg dhe hy e be me 80 kg ket ma thua une e kame bere dhe si dola ma thuaj nqs e ke pare ?
    Pasaj ne nuk kemi kushtet qe kane boksierat e tjere te shqiperise oky
    Mendoje nuk kemi doreza …
    Por gjithsesi une gjithmone i kame mundur me zemer dhe jo me muskuj…
    Te shikosh cfare suprizash do sjelle e ardhmja 🙂
    Cfare peshe ke ti ?
    Artan flm qe shkruan per boksi e shqiperise se madhe …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.