RTK

RTKLive
9 Tetor, 2024

Azize Nimani eliminohet nga kampionati botëror

2 min read

Boksierja jonë me perspektiv të madhe në boksin olimpik, Azize Nimani është eliminuar nga kampionati botëror që po mbahet në ishullin Barbados. Në ditën e tretë të kampionatit botëror, Nimani 18-vjeçare u takua me kundërshtarën nga Korea e Veriut, Kim Hye. Azizja duelin e filloi mjaft mirë ku raundin e parë e përfundoi në favor të saj me 2-1. Më pastaj ishin dy raundet tjera ku dominoi boksierja aziatike duke përmbyllur duelin me fitore të saj 9-6. “Eshtë hera e parë që marrpjesë në këso lloj ngjarjesh. Po largohem me shije hidhërimi dhe largimi nga kampionati botëror” theksoi Azizja simpatike për mediat gjermane.

Azize Nimani edhe pse humbi këtë duel ajo tregoi se është njëra ndër boksirët më të talentuara në rruzullin botëror. Boksi femëror u pranua vitin e kaluar në komitetin olimpik. Azizja është 18-vjeçare dhe gjermanët presin që në Lojrat Olimpike me 2012 në Londër të fitojnë medalje. Deri sa gjermanët investojnë në çdo lloj të sportit dhe përgaditen për çdo kompeticion që organizohet nga AIBA dhe EABA, federatat tona si e Kosovës dhe e Shqipërisë qëndrojnë në gjumë sa i përket avancimit të boksit femëror. Rasti i fundit është ku boksierja jonë nga Kosova, Marigona Beadini iu afrua federatës së boksit shqiptar për të boksuar në këtë kampionat, mirëpo zyrtarët e federatës së Shqipërisë nuk e panë të arsyeshme këtë punë, arsyen nuk e dimë? Deri sa klubet nga Kosova kanë disa boksiere mund të themi janë katër apo pesë, në Shqipëri nuk po avancohet boksi femëror.

Azize Nimani është tre herë kampione e Gjermanisë. Në këtë kampionat botëror është parashikuar të boksoj edhe boksierja jonë me nënshtetësi të Suedisë, Kosovare Buzuku, mirëpo për shkak të lëndimit nuk ka marrpjesë.

Artan Vërbica
13 Shtator 2010

1 thought on “Azize Nimani eliminohet nga kampionati botëror

  1. Ajo eshte ka qen dhe do te jet ylli i boxit gjerman, edhe kjo humbje ne nje büne te madhe nuk do ta ule ate me poshte sepse vetem dy vjet meret me boks dhe ka arrit aq shum, dhe ka shkua aq nalt , saqe rrall kush mun te mrrij aq shum, mirpo edhe humbjet ndodhin,ka hup edhe kliqko njeher edhe muhamet ali edhe gjdo kush hup ndonjeher ,kjo eshte humbja e par e saj dhe e fundit pasi qe kam pershtypjen se AZIZJA DO TE ARRIJ SHUM KA VETEM 19 VJET DASHT ZOTI E DHASHT QE AJO TE KET SHENDETIT ;TE ARDHMEN E KA PARA ;TE LUMT TI JE YLL PER MUA .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.