RTK

RTKLive
28 Nëntor, 2021

Sejdiu dhe Martinez ndahen me barazim

2 min read

IMG_0337Frenkendorf, Zvicër, 2 nëntor 2013 – Boksieri ynë Bujar Sejdiu është ndarë me barazim në përballjen me spanjollin Blas Miguel Martinez. Pas gjashtë raundeve të forta, në qytetzën Frenkdorf afër Bazelit, Sejdiu iu tregoi zvicëranëve se nuk ka udhëtuar si turist, por për të triumfuar. Dhe kjo doli në këtë përballje ku Sejdiu që nga raundi i parë boksoi me menquri dhe duke treguar më shumë se zvicërani i natyralizuar. Raundi i parë ishte i barabartë, por disa qaste para përfundimit të raundit të parë Sejdiu mori një goditje me kokë nga Martinez, në të cilën iu dëmtua arkada ku syri i tij u përgjakos dhe kishte rrjedhje të madhe të gjakut. Kjo disi e dekoncetroi Sejdiun në përfundim të raundit, por në kënd të tij qëndronte ish-legjenda e boksit kosovar, Muharrem Gjocaj, i cili ishte trajner i parë i tij në këtë meç dhe e sygjeroi Sejdiun të mban koncetrimin, gjakëftohsinë duke iu shmangur nervozizmit dhe provokimeve në vazhdim të raundve. Dhe ashtu doli ku Sejdiu në raundin e dytë boksoi me kujdes duke qenë në momente më vendimtar duke fituar këtë raund. Raundi i tretë sërish na dha emocione ku Sejdiu dhe Martinez nuk kursyen asgjë dhe ky raund sipas vlerësimi tonë ishte i barabartë. Nga raundi i katërt deri të gjashtin Sejdiu vazhdoi me ngulm dhe me motiv edhe më të madh duke treguar më shumë se kundërshtari. Sejdiu kishte për synim të nakautoj kundërshtarin duke ditur se në ringun e huaj vlerësimet e gjyqëtarëve janë të një anshme duke favorizuar boksierin vendas. Dhe ashtu doli pasi që Sejdiu fitoi tre raundet në vazhdim, ku në fund gjyqëtarët vendosën për këtë përballje të barabartë. Dy nga gjyqëtarët Roger Haug dhe Rene Nicolet e vlerësuan me 57-57, ndërsa njëri i dha fitoren Martinezit. Ishte Bernart Bossel i cili e vlerësoi me 58-56, gjë që ishte e jo drejtë sipar mendimit tonë, por edhe të gjithë të pranishmëve. Ndërsa Kosova Boxing mendon se për një nunancë të vogël Sejdiu ishte më i mirë duke e vlerësuar këtë meç me 60-57 për Sejdiun.

Barazimi me Martinez ka sjellur Sejdiun në pozitën e 260 në boxrec.com nga 917 boksier në kategorinë super të mesme.

Sejdiu tani ka rekord të ri në boksin profesionist, 5 fitore, një humbje dhe një barazim. Ndërsa Martinez pas këtij dueli numëron 19 fitore (10 KO), 7 humbje dhe një barazim.

Foto: Kosova Boxing

Përgatiti:
Artan Vërbica

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.