Kosova fiton 14 medalje në kampionatin botëror në kikboks
1 min readKick-boksierët e Kombëtares së Kosovës bënë mrekulli në Kampionatin Botëror të kick-box-it dhe tay-box-it që u zhvillua në Kretë të Greqisë. Garuesit tanë fituan 14 medalje: pesë të arta, tri të argjendta dhe gjashtë të bronzta. Medaljet i fituan – në tay-box: Ridvan Vllasaliu (-70 kg) i artë; pastaj Dardan Menxhiqi (-65) i artë në tay-box dhe i bronztë në kick-box; Kadri Murseli (-80 kg) i artë në tay-box dhe i bronztë në kick-box; Korab Sinani (-70 kg) i artë në kick-box; Shpejtim Ahmetaj (-75 kg) i artë në kick-box); Migjen Shala (-75 kg) i argjendtë në tay-box dhe i bronztë në kick-box; Enver Konushevci i bronztë në tay-box dhe kick-box; Flakëron Gashi (-80 kg) i argjendtë në kick-box dhe i bronztë në tay-box dhe Lum Kelmendi i argjendtë në tay-box.
Ridavan Vllasaliu është i gëzuar që ka fituar medaljen e artë në disiplinën tay-box dhe premton suksese të reja në të ardhmen. “Ky është një sukses i madh për mua. Shpresoj që edhe në turnet dhe kampionatet e radhës ti sjell vendit tim akoma medalje” theksoi Vllasaliu për Kosova Boxing.
Krahas Vllasaliut, Kosova Boxing vlereson Kadri Murseli kick-boxierin që më së shumti premton në të ardhmen, i cili me atë që ka treguar në dy vitet e fundit, shumë shpejt do të jetë në majën e kick-boxit botëror.
Kosovaboxing.org
30 tetor 2013
E çuditshme 14 medalje?!! sa pesha jane gjithsej ne kick boks, sepse ne boks jan 10. megjithate urime te perzemerta dhe suksese ketyre djemve.