RTK

RTKLive
13 Shkurt, 2025

Arrestohet boksieri ynë Orial Kolaj

1 min read

orial kolajRomë, Itali, 29 tetor 2013 – Arrestohet në Itali si bashkëpunëtor i mafias boksieri shqiptar, Oriol Kolaj. Siç bëjnë të ditur mediat italiane, 30-vjeçari Kolaj është arrestuar nga policia e Romës bashkë me 15 vetë të lidhur me klanin mafioz të Kazalezëve (Casalesi). Të akuzuar për vepra të ndryshme si mashtrim, vjedhje, gjobvënie bizneseve, konkurrencë e paligjshme me kërcënime dhe dhunë, armëmbajtje pa leje etj. Vlera e sekuestrimit të të mirave të tyre materiale të tyre arriti në shifrën e 30 milionë eurove. Aktiviteti i tyre kryesor i paligjshëm ishte: kontrolli mbi sallat e lojërave të fatit, videopokerat dhe bastet. Por për t’u vënë “kapakun” grupeve rivale duhej edhe një boksier. Dhe është boksieri shqiptar Orial Kolaj, me pasaportë italiane, i cili bashkë me shqiptarë të tjerë, të quajtur si “boksierët” ekzekutonin dënimet e rivalëve.

Kolaj duelin e radhës pritej ta zhvillonte me Nadjib Mohammedi për titullin EBU në fillim të vitit 2014. Lutemi që të gjitha këto akuza nga policia dhe gjykata italiane ndaj tij të dalin të pavërteta, dhe Kolaj sa më shpejt të lirohet dhe të vazhdoj rrugëtimin e tij drejt sukseseve.

Kosovaboxing.org
29 tetor 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.