RTK

RTKLive
19 Korrik, 2024

Bujar Sejdiu kundër Blas Miguel Martinez këtë shtunë

2 min read

Bujar Sejdiu 123Boksieri ynë i mirënjohur Bujar Sejdiu do të ketë duelin e radhës këtë fundjavë me 2 nëntor, në qytetzën Frnkedorf afër Bazelit, kundër spanjollit me nënshtetësi zvicërane, Blas Miguel Martinez. Ky duel do të zhvillohet në gjashtë raunde dhe do të jetë shumë i pritur që Sejdiu të triumfoj në Zvicër.

Sejdiu do të kthehet aty ku e filloi boksin profesionist në Zvicër, aty ku mori hapat dhe sukseset e para. “Është emocionale që sërish të boksoj në Zvicër. Në periudhën kur fillova boksin profesionist ishte kënaqësi. Zvicra më ka dhënë një mundësi të mirë në atë kohë dhe eksperiencë të madhe, prandaj udhëtoj me motivin më të madh për fitore” theksoi Sejdiu për Kosova Boxing.

Boksieri me të cilin do të ndeshet Sejdiu, Miguel Martinez është i njohur në Zvicër duke zhvilluar një karrierë të gjatë. Ai deri më tani ka zhvilluar 26 meçe profesioniste me bilanc prej 19 fitore (10 KO) dhe 7 humbje. Martinez ka sfiduar disa tituj gjatë karrierës së tij, atë të  Spanjës, Evropian, WBC-Mediteran dhe WBF-Intercontiental, por i ka humbur të gjitha këto sfida.

Sejdiu deri më tani ka zhvilluar gjashtë meçe profesioniste, duke shënuar pesë fitore dhe një humbje. Duelin e fundit e zhvilloi me 24 maj në Prishtinë ku mposhti bullgarin Konstantin Alexandrov me vendim unanim pas gjashtë raundve.

Meçin Bujar Sejdiu dhe Blas Miguel Martinez e realizoi agjencioni ynë Kosova Boxing. Për më të rejat e këtij dueli do t`ju informojmë në ditët në vijim.

Kosovaboxing.org
28 tetor 2013

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.