RTK

RTKLive
16 Tetor, 2021

Isufi shënon fitoren e radhës në boksin profesionist

1 min read

shefat isufiDachau, Bayern, Gjermani, 1 nëntor 2013 – Shefat Isufi ka vazhduar suksesin e tij në boksin profesionist. Ai mposhti rumunin Vasile Dragomir me dorëzim pas tre raundeve. Dragomir i cili dy javë më parë boksoi ndaj Shpetim Shalës në Pejë ku dorëzoi meçin në raund të katërt, këtë e përsëriti edhe ndaj Isufit në të njëjtën mënyrë. Isufi tani me këtë fitore ka rritur rekordin e tij personal në 12 fitore (8 KO) dhe dy barazimeve. Ndërsa Dragomir pësoi humbjen e 13-të karshi 21 fitoreve (10 KO).

Kosovaboxing.org
3 nëntor 2013

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.