RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Seferi triumfon ndaj Herelius me diskualifikim

1 min read

Nuri SeferiHamburg, Gjermani, 20 dhjetor 2013 – Nuri Seferi triumfoj ndaj Steve Herelius sonte me diskualifikim në raund të shtatë. Dueli filloi furishëm nga boksieri ynë i cili që në raundin e parë dhe të dytë u mundua ta nakautoj. Nga raundi i tretë Herelius mori vetën dhe stabilizoi meçin. Më pastaj nga raundi i katërt deri te i gjashti dueli ishte me sulme të dyanshme. Raundi i shtatë solli të papritura ku Herelius mori një goditje aksidentale nga Seferi me bërryl, dhe u ndal duke kërkuar që të sanksionoj boksierin tonë, por gjyqëtari kërkoi ndihmën e doktorit ku Hereliusut iu kishte qarë arkada, duke iu drejtuar që dueli duhet të vazhdoj. Herelius vazhdoi dhe prapë duke u ankuar për kapjet e Seferit, me ankesa drejt gjyqëtarit në ring, dhe për një moment gjyqëtari Holger Wiemman ndali meçin duke e diskulifikuar. Por, ajo që la për të çuditur në këtë meç ishte reaksioni i Herelius, ai para diskulifikimit ishte agresiv, dhe posa mori dënimin e merituar u qetësua.

Kosovaboxing.org
20 dhjetor 2013

2 thoughts on “Seferi triumfon ndaj Herelius me diskualifikim

  1. Te lumte Nuri Seferi ,sa shume te ka hije flamuri Kombtar.
    Shpresoj qe ti do jeshe pishtari I pare I kombit tone per brezat e ardhshem te boksit profesionist dhe Kampion I Botes.
    Urime te gjitheve atyre shqipetar qe na bejne te ndihemi krenar per kombin tone.

  2. Nuri Seferi nuk esht boxier atraktiv me shum se gjysen e meqeve i ka te kurdisuara kjo shifet prej aeroplani nuk ka kapacitet te behet kampion bote kurasnjiher nuk e flas nga inati por veq esht ka folirat popullin me flamura e hamame e kendej meqet e kurdisura si ajo qe ndodhi ne Shkup me boksierin Serb e me boksierin Turk PREJ SHQIPTARVE NE BOX HAXHI KRASNIQI DHE ARNOLD GJERGJAJ JAN DJEMT QE PREMTOJN DHE BOXOJN PA HILE DHE MUND TE FITOJN TITUJ KAMPION BOTE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.