RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Gashi i pafat në përballje me Kostov

2 min read

Gashi vs. KostovBern, Zvicër, 21 dhjetor 2013 – Disarjot Gashit sërish i është shfaqur lëndimi ndaj bullgarit Styllian Kostov. Ai mbrëmë në duel me bullgarin Kostov sërish i doli krahu nga vendi duke mos mundur të vazhdoj meçin më shumë se në raundin e gjashtë. “Që nga raundi i dytë pata probleme me krahun. Desha të ndalem në raundin e katërt por e vazhdova aq sa munda, deri të gjashtën, por ishte e papërballueshme, dhimbje kisha të mëdha dhe nuk arrija të boksoja” theksoi Gashi për Kosova Boxing.

Kostov ishte mjaft boksier i përlyer. Kostov në raundin e katërt mori një vërejtje publike për shkak të kapjeve të shumta, por edhe Gashi mori në të pestën për të njejtën gjë, i cili donte sa më shumë të shtyente përballjen. 

“Më vjen keq, që ky lëndim iu shfaq përsëri. Nuk kemi pasur probleme gjatë përgatitjeve dhe sparringjeve. Do të shohim çfarë do të bëjmë. Duhet të konsulltohemi me një mjek të mirë. Dy humbjet e tij mund dhe lëndimi kronik mund të penzionojnë Gashin” theksoi trajneri dhe menaxheri i Gashit, Muharrem Gjocaj.

Gashi të njejtin problem e kishte pasur edhe në muajin korrik, kur boksoi me italianin Paolo Lazzari. Atë botë Gashi kishte dorëzuar meçin në raundin e katërt për të njejtin problem.

“Dua t`ju kërkoj falje të gjithë të pranishmeve. Të gjithë adhuruesve të mij” tha Gashi.

Ky ishte meçi i 18-të në karrierë i Gashit në boksin profesionist, i cili ka shënuar 13 fitore (8 KO), katër humbje dhe një barazim. Ndërsa Kostov arriti fitoren e 11-të në karrierë (8 KO), karshi tre humbjeve deri më tani në 14 meçe.

Artan Vërbica
22 dhjetor 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.