RTK

RTKLive
5 Dhjetor, 2021

Sefer Seferi më 17 maj ngjitet në ring

2 min read

Sefer Seferi

FOTO: Kosova Boxing

Boksieri i njohur nga Korita e Gostivarit, Sefer Seferi edhe zyrtarisht më 17 maj do të ngjitet në ring pas 1 viti pauzë për shkak lëndimit që pësoi në krah. Vëllai më i vogël i Nuri Seferit do të boksoj në Kirberg afër Bernit kurse kundërshtar të mundshëm do ti ketë boksierin nga Belgjika kurse tjetri vjen nga Gjermania. “Jam i lumtur që po i kthehem ringut pas 1 viti e disa muaj pauzë për shkak dëmtimit që kisha në krah. Tash po ndihem mirë pasi edhe mjeku më ka lejuar që të vazhdoj me karrierën. Meçin e parë këtë vit do ta kem në Kirberg, mirëpo ende nuk e di kundërshtarin pasi që menaxherët e mi po bisedojnë me dy boksier mjaft kualitativ që edhe vet i njoh kualitetet e tyre. Besoj se në ditët e ardhshme do të vendoset edhe zyrtarisht se me kë do të boksoj”, tha Seferi për “KOSOVA BOXING”, duke shtuar se ai ka filluar përgatitjet intensive nga muaji janar. “Përgatitjet për momentin jam duke i zhvilluar në klubin tim, kurse ndihmë të madhe kam edhe nga vëllai im Nuri Seferi i cili poashtu do të del në ring më 11 prill. Planifikoj në muajin mars të qëndroj 2 javë në Hamburg ku edhe do të vazhdoj përgatitjet, duke shfrytëzuar edhe sparingjet e këtij vendi. Shpresoj se këtë vit nuk do të më përsëriten lëndimet, kurse për sukseset i besoj vetës dhe rezultateve të reja pozitive”, pohoi Seferi. Ndryshe, emrat e kundërshtarëve të Seferit nuk po zbulohen pasi ashtu janë marrë vesh deri sa të vije vendimi zyrtar.

Avdyl Salihu
12 shkurt 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.