Përkujtohet trajneri legjendar Lah Nimani për 6-vjetor
1 min readPrishtinë, 15 shkurt 2014 – Familjarë, miq, shokë, kolegë dhe të tjerë janë mbledhur për të përkujtuar veprën e trajnerit legjendar Lah Nimani me rastin e 6-vjetorit të ndarjes nga jeta. Të prirë nga vëllai Mustafë dhe i biri Istrefi, shoku i ngushtë Bardhyl Nushi dhe bashkëpuntori i parë trajneri Sefedin Braha me ish-boksierët Beqir Berisha, Afrim Majanci, Fatmir Makolli, Agim Latifi, Naser Bajrami, Esat Krajkova, Elmaz Bajrami, Besim Brahimi etj, ishin aty për të respektuar veprën e tij.
Në këtë ngjarje dhe respekti ishin edhe pjesëtari i FboxprofK-së, Nexhi Zeka, si dhe agjencioni Kosova Boxing me Artan Verbicën dhe Shpend Ahmetin si dhe trajneri i KB. Drita, Musli Zymberi.
Në këtë ngjarje ftesës së përbashkët nuk iu përgjigjë Federata e Boksit e Kosovës e cila injoroj homazhet e përbashkëta. Organi më i madh i boksit në Kosovë edhe një herë tregoi se ka probleme të mbrendshme dhe injorancë bashkpunimi me të tjerët. Kjo e dëmton imazhin e boksit tek ne dhe nuk ka koment duke mos respektuar vetë figurën e Lah Nimanit, pastaj ftesës së trajnerit Sefedin Braha dhe familjarëve tjerë Nimani që bashkarisht të respektojnë figurën e Lah Nimanit.
Turp për gjithë kreun e FboxK-së.
Kosovaboxing.org
15 shkurt 2014