RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Eveniment i mrekullueshëm i organizuar nga promoteri Kurtishi

2 min read

Agron KurtishiIu deshën vetëm 13-muaj punë për të bërë mrekullinë, që kur e hapi akademin e sporteve luftarake në Mynih vitin e kaluar. Por, jo vetëm kaq, ai për këto muaj arriti të përgatisë shtatë garues në evinimentin e parë të tij që fascionoj të gjithë duke treguar punën e garuesve të tij dhe shfaqjen e organizimit e cila ishte mjaft profesionale. Ky është Agron Kurtishi i cili befasoi të gjithë me 7 shkurt ku në Mynih të Gjermanisë mbajti mbrëmjen e parë të kikboksit dhe boksit profesionist.

Në këtë mbrëmje u mbajtën gjithsejt 12 meçe, 9 në kikboks dhe 3 meçe në boks profesionist. Ndër më të dalluarit ishte Alexander Gerth i cili triumfoj për titullin ISKA të Gjermanisë në kategorinë e rënd ndaj Reinhard Haller pas 5 raundeve dhe një raundi shtesë. Ky meç ishte mjaft dramatik pasi i riu 20-vjeçar Haller lëndoi këmbën në raundin e dytë për të vazhduar më tutje deri në fund duke triumfuar në një meç dramatik dhe emocional. Dëmtimi i shpatullës së këmbës së tij ishte mjaft serioz sa që pas meçit ai u operua nga gjakderdja e mbrendshme e arteries.

Duel interesant ishte edhe i të riut James Chereji i cili shënoi fitoren e gjashtë në boksin profesionist, në poaq meçe. Chereji 6-0 (5 KO) shënoi fitore ndaj hungarezit Csaba Toth me ndërprerje në raund të gjashtë. Chereji edhe një herë tregoi talentin e tij i cili premton mjaft shumë në të ardhmen.

Agjencioni Kosova Boxing përcolli ngjarjen nga afër ku ishim të ftuar special në këtë mbrëmje. E falenderojmë z.Kurtishin për mikpritjen dhe respektin që ka treguar për ne që ne të jemi të pranishëm në organizimin  e tij të parë.

Kosovaboxing.org
12 shkurt 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.