RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Sefer Seferi demolon Istvan Bobis me TKO 2

2 min read

Palestra Rinia e Sporteve, Gostivar, 27 Nëntor 2010 – Sefer Seferi ka radhitur fitoren e 12-të në karieren e tij.  Seferi mposhti hungarezin Istvan Bobis me ndërprerje në raund të dytë. Qysh në raundin e parë Seferi e lexoi dobësit e kundërshtarit dhe i dha disa goditje mjaft të forta, gjë që Bobis u gjet dy herë në “knock-down”. Në raundin e dytë Seferi vazhdoi me atë ritëm duke hedhur edhe dy herë në dysheme hungarezin, deri sa gjyqëtari ndërpreu luftën. Kjo fitore e Seferit është e mirë se ardhur në vazhdimin e karierës së tij në boksin profesionist. 12 duele të zhvilluara në boksin profesionist dhe të gjitha fitore e ndër to 11-të me ndërprerje tregojnë që Seferi ka një të ardhme të ndritur. Ai në fund të vitit të kaluar na premtoi se do të fiton një titull botëror dhe këtë e realizoi duke fituar titullin vakant të WBF-Intercontinental. “Jam i gëzuar me këtë fitore. Kam pritur të kem një kundërshtar më të fortë, por në momentet e fundit mu ndërua kundërshtari. E kisha parasysh se edhe Boban është një kundërshtar i fortë, pasi javë më parë fitoi titullin e kampionit të Hungarisë në kick-box” deklaroi Seferi për Kosovaboxing.org. Dueli i radhës për Seferin mund të jetë me 18 Dhjetor. Ai është akoma në bisedime për këtë duel por kjo pritet që në ditët në vijim të realizohet.

Kosova Boxing ju sjell disa foto të realizuara nga dueli Sefer Seferi dhe Istvan Boban :

Artan Vërbica
28 Nëntor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.