RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Nuri Seferi shkëlqen në mbrojtjen e parë të titullit evropian

2 min read

Palestra Rinia e Sporteve dhe Kulturë, Gostivar, Maqedoni, 27 Nëntor 2010 – Në një ambient madhështor ku ishin prezent afër 4000 shiques, Nuri Seferi mbrojti titullin WBO të Evropës duke mposhtur keniasin, Douglas Otieno me vendim unanim pas 12-raundeve. Qysh në raundin e parë Nuri Seferi me disa goditje të bukura dëshmoi se ka ardhur në vendlindje për të knaqur publikun e tubuar vendas. Në këtë raund Nuriu e përmbylli në favor të tij. Në raundet dy dhe tre dueli u barazpeshua për të na treguar se ky duel do të jetë edhe më interesant ku Nuriu herë pas here jepte goditje të bukura, ndërsa edhe Otieno kishte çastet e tij. Raundet katër dhe pesë Otieno ishte diç më efektshëm duke fituar këto dy raunde dhe duke sjellur edhe më shumë emocione në palestër. Nuriu i kthehet furishëm në raundet 6-të ku e venë në dysheme por Otieno zgjohet shumë shpejt dhe vazhdon. Edhe në raundet 7 dhe 8-të, e kishte cakë t`a knock-out-oj sa më parë por Otieno lëvizte mjaft shumë dhe amortizoi disa herë goditjet e forta të Nuri Seferit. Në raundin e nëntë Otieno fitoi këtë raund por dueli sa shkonte u bënte edhe më interesant. Raundet 10, 11 dhe 12, Nuriu i përmbylli duke i fituar duke fituar duelin mjaft të bukur dhe shumë interesant. Tre gjyqëtarët vlerësuan me 120-107, 118-112 dhe 115-113 në të mirë të boksierit tonë.

“Ishte një kundërshtar mjaft i papërshtatshëm që nuk munda t`a zë ashtu siç dëshirova, për t`a plandosur sa më parë, por prapë jam shumë i gëzuar që fitova duelin. Pres tani me këtë fitore të ngjitem në TOP-5 të versionit WBO“ deklaroi Nuri Seferi për Kosovaboxing.org.

Kjo ishte mbrojtja vullnetare nga Nuri Seferi ndërsa gjatë muajit Dhjetor apo Janar, versioni WBO do të përcaktoj edhe kundërshtarin zyrtar të cilën Nuriu do të mbroj për herë të dytë. Ka gjasa që Nuriu të boksoj edhe për titullin WBO Interim, që do të thotë, do t`i ipet rasti të sfidoj titullin botëror sa më shpejt me kampionin aktual botëror Marco Huck.

Artan Vërbica
28 Nëntor 2010

1 thought on “Nuri Seferi shkëlqen në mbrojtjen e parë të titullit evropian

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.