RTK

RTKLive
14 Dhjetor, 2024

Burim Hasani fitues i turneut Adem Jashari

3 min read

Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë, 28 Nëntor 2010 – Boksieri i përfaqësues së Kosovës, Burim Hasani është shpallur fituesi i turneut të 12-të me radhë “Adem Jashari” në boks. Për Hasanin, i cili është anëtar i klubit Fushë Kosova, është hera e dytë që u paraqit në këtë eveniment, i cili mbahet për nderë të komandantit legjendar, Adem Jashari. Hasani e fitoi këtë epitet pasi në finale mundi italianin, Manuel Lorenco në kategorinë deri 64 kg. Ai pasi e pranoi trofeun e më të mirit nga anëtari i familjes Murat Jashari u shpreh: “Një vit kam punuar për këtë turne në të cilin ia arriti qëllimit. Ky fakt më bënë të lumtur, është hera e dytë që mora pjesë në këtë turne dhe nuk mund ta fsheh gëzimin për këtë trofe. E falënderoj shumë trajnerin, Shefki Bogujevcin, i cili më ka përkrahur pa masë. Ju premtoj se do të vazhdoi edhe më tej me punë serioze dhe arritjen e rezultateve tjera”, përfundoi i emocionuar, Hasani.

Edhe në meçet tjera janë zhvilluar ballafaqime interesante. Nga njëmbëdhjetë fitues, dy prej tyre, Arber Elazaj dhe Armin Prashoviç, në mungesë të rivalëve u shpallën fitues në kategoritë në 91 dhe 81 kg, pa luftë. Madje boshnjaku u shpallë edhe boksieri më me perspektiv i turneut.

Në hapje të finales, u ballafaquan Fatos Ferizi (Kosovë) dhe Galin Paunov (Bullgari). Ky meç ishte mjaftë interesant, pasi boksierët aplikuan luftë të hapur, duke i ngritur të pranishmit në këmbë. Në fund fitues doli Ferizi, por juria ata i shpërblej edhe me çmimin e çiftit më luftarak. Tekniku më i mirë i turenut u shpallë, boshnjaku, Emil Makiç, ai në kategorinë deri në 81 kg, mundi kroatin, Tomislav Planiniç. Boksieri i kategorisë 60 kg, Liridon Zeqiri i Kosovës, u shpallë boksieri më fer-play. Ai në këtë kategori mundi Papa Mateon e Italisë. Në meçet tjera, Robert Bilik (Çeki) mundi malazezin, Aleksander Trajkoviç në kategorinë deri në 69 kg. Në 75 kg, Bojan Peshiç i Malit të Zi mundi Miroslav Szatkovski të Polonisë. Boks i pakompromis u zhvillua edhe në kategorinë më të rëndë në këtë turnir, atë + 91 kg, në të cilin u takuan Nelson Hysa nga Shqipëria dhe Marek Chmela nga Çekia. Fitues i këtij meçi doli Hysa, i cili vazhdimisht është përkrahur nga rreth 700 shikuesit e pranishëm në Pallatin e Sporteve dhe të Rinisë në Prishtinë.

 Rezultatet:

52 kg: F. Ferizi (Kosovë) – G. Paunov (Bullgari) 2:0
60 kg: L. Zeqiri (Kosovë) – P. Mateo (Itali) 2:0
64 kg: M. Lorenco (Itali) – B. Hasani (Kosovë) 0:2
69 kg: R. Bilik (Çeki) – A. Trajkoviç (Maliz i Zi) 2:0
75 kg: B. Pesiç (Mali i Zi) – Miroslav Szatkowski (Poloni) – 2:0
75 kg : F. Zhuta (Maqedonia) – B. Zeneli (Kosovë) 2:0
81 kg: E. Makiç (Bosnia) – T. Planiniç (Kroacia) 2:0
91 kg: A. Prashoviç (Malzi i Zi) pa luftë
91 kg: E. Muçolli (Kosovë) – M. Radonjiç 0:2
+91 kg: M. Chmela (Çeki) N. Hysa (Shiqpëri) 0:2

Boksieri më i mirë : Burim Hasani
Tekniku më i mirë : Emil Makic
Boksieri më Fair-Play : Liridon Zeqiri
Cifti më luftarak : Fatos Ferizi dhe Galin Paunov
Boksieri më perspektiv : Armin Prasovic

Kosovaboxing.org
28 Nëntor 2010

3 thoughts on “Burim Hasani fitues i turneut Adem Jashari

  1. pasi qe e keni prefshi bokserin A.Prasovic qe ka fituar pa pasur kundershtar eshte dashur qe te perfshiet edhe bokseri i K.b Peja Arber Elezaj i cili per arsye se ne momentin e fundit kundershtari i tij nga mali i zi nuk u paraqit ne ring, Arber elezaj stoliset me medale te aret.

  2. Liridon Zeqiri – Fair Play — me vjen keq per juve po Zeqiri ka merituu shum me shumm ….. po kto sene n`dodhin se n`KS po jetojmm secilii interesinn e vett…

  3. pajtohem plotesisht edhe ashtu eshte Ramadani… Zeqiri meritoi Kupen e Madhe Adem Jashari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.