Edis Tatli radhit fitoren e 13-të
1 min readNë fundjavën që lamë, në Helsinki u zhvillua dueli mjaft interesant i gjiros së tretë të “Super Six Middleweight” ndërmjet Arthur Abraham dhe Carl Froch, ku fitues doli Froch me vendim unanim. Në parameç të këtij dueli u paraqit edhe boksieri ynë perspektiv Edis Tatli që shënoi fitoren e 13-të në karierë në aq ndeshje të zhvilluara në boksin profesionist. Tatli 13-0 (3 KO) për kundërshtar kishte bullgarin Asan Yuseinov 8-2-2 (6 KO) ku e fitoi me dorëzim në raund të gjashtë. Kjo fitore e rangon edhe më lartë boksierin tonë nga Prizreni, në 110-in në Botë në kategorinë e lehtë. Në një të ardhme të afërt Tatli mund të sfidon ndonjë titull Internacional apo atë evropian, mirëpo Tatli me fitoret e tij po tregon që ka të ardhme të ndritur.
Artan Vërbica
30 Nëntor 2010
Veq pérpara Champ