RTK

RTKLive
27 Prill, 2024

Sebastin Bytyqi shënon fitoren e shtatë në boksin profesionist

2 min read

Sebastian BytyqiPilsen, Republika e Çekisë, 5 mars 2016 – Sebastian Bytyqi (7-0, 6 KO) ka triumfuar ndaj gjeorgjianit, Nugzar Chavchavadze (12-5, 7 KO) me vendim unanim pas 6 raundeve.

I riu Bytyqi nuk e filloi meçin aq mirë, ku gjeorgjiani Chavachadze nga fillimi filloi furishëm duke e goditur fortë, por që Bytyqi arriti të mbrohej dhe të tejkalon sulmet e ashpra. Raundi i parë i takoi pastër boksierit musafir. Raundi i dytë ishte diç më i mirë por i barazpeshuar, Chavchavadze kërkonte luftë të vazhdueshme, por Bytyqi akoma nga ruandi i parë ku mori disa goditje, kërkonte këndjelljën, por që ky raund u mbyll si i barabartë me goditje nga dy boksierët. Raundi i tretë sërish i takoi Chavachadzes, ku ai me disa goditje të forta fitoi raundin. Raundi në vazhdim i katërti, ishte raundi i rikthimit për Bytyqin 18-vjeçar, ai mori vetën dhe kuptoi gabimet dhe me instrukcionet e trajnerit të tij, Lukas Konecny arriti të kuptoj se çfarë duhet të bëjë. Në këtë raund Bytyqi bëri diferencën ku funksionoi mirë e majta e tij, dhe ngadalë mori vetën deri sa goditi fortë edhe me të djathtën e tij, duke ia gjakosur hundën Chavachadzes . Në këtë raund gjyqëtari kërkoi ndihmën e gjyqëtarit, por që mjeku kujdestar lejoi që lufta të vazhdonte. Në raundin e pestë Bytyqi vazhdoi dominimin dhe fitoi pastërt edhe këtë raund. Në përfundim të raundit të pestë Chavachadze u ankua në këndin e tij tek trajneri duke u ankuar që ka lënduar krahun, por që vendosën të shkojnë deri në fund duke mos u dorëzuar. Bytyqi ishte dominues edhe në raundin e fundit duke fituar edhe këtë raund dhe duke fituar meçin, me një raund më shumë të fituar. Nga poentimi ynë, del që Bytyqi fitoi me rezultat të ngushtë, 58-57. Kjo fitore edhe pse e mundimshme ishte plotësisht e merituar.

Me këtë fitore Bytyqi ngritet në pozitën e dytë në rangimet në Republikën e Çekisë.

Kosova Boxing përcolli nga afër meçin e boksierit tonë duke e përkrahur dhe mbështetë gjatë gjithë fundjavës. Bytyqi ka predzpozita, talentë dhe shkathësi që në të ardhmen të shëndrohet në një boksier madhështor. E ardhmja e tij do të ndriqoj, këtë e konstanton Kosova Boxing.

Nga Pilseni, Republika Çeke
Artan Vërbica
7 mars 2016

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.