Bylygbashi dhe Maliqi fitojn me ndërprerje në Munih
2 min readUnterschleiBheim, Munih, Bayern, 27 shkurt 2016 – Dy boksierët tanë të talentuar, Granit Bylygbashi dhe Adrian Maliqi kanë shënuar fitore me ndërprerje. Të dy boksierët shkëlqyen duke treguar performancë të shkëlqyshme në Munih të Gjermanisë.
Bylygbashi përball pati boksierin nga Gjeorgjia, Giorgi Aduashvilli (24-11-1, 10 KO), të cilin arriti ta mposht me nakaut në raund të dytë. Me këtë fitore Bylygbashi ngriti bilancin e tij në 6 fitore (4 KO) dhe një barazim në 7 meçe sa ka gjithsejt në boksin profesionist.
Maliqi u përball me serbin, Borislav Gligoric (3-5-0, 2 KO). Ai shkëlqeu me paraqitje duke e mposhtur me nakaut në raund të dytë Gligoriçin. Me këtë fitore Maliqi ngriti bilancin e tij, 10 fitore (8 KO) dhe një humbje.
“Jam i kënaqur me paraqitjen e Adrianit. Ai demonstroi të gjitha që unë i parashtrova dhe kjo më bëri të lumtur. Jemi duke punuar dhe përparuar dhe Adriani ka të ardhme të ndritshme” tha pas meçit, Agron Kurtishi, trajneri dhe menaxheri i Adrianit për Kosova Boxing.
Në organizimin e pestë “Ring of Fire” nga promoteri Kurtishi, u zhvilluan edhe tre meçe të boksit profesionist. James Chereji (11-0, 6 KO) mposhti gjeorgjianin Anzor Gambegeli (26-13-3, 11 KO) me vendim unanim pas 8 raundeve. Xenia Jorneac (5-1-1, 2 KO) mposhti Amra Okugiç (0-4) me vendim unanim pas katër raundeve. Ndërsa Michael Jagun (2-0, 2 KO) mposhti boshnjakun Anel Ismailioviç (2-13, 1 KO) me nakaut në raund të dytë.
Kjo ishte ngjarja e pestë nga promoteri Agron Kurtishi, dhe nga gjithë publiku i pranishëm që ishin në numër të konsiderueshëm rreth 500, mori kritika të mirëfillta të cilësisë së boksit dhe organizimit një ashtu.
Artan Vërbica
28 shkurt 2016