Fabiana Bytyqi fiton titullin “WBC Youth”
2 min readPilsen, Republika e Çekisë, 5 mars 2016 – Boksierja jonë perspektive, Fabiana Bytyqi (7-0, 2 KO) ka triumfuar ndaj bullgares Teodora Bacheva (4-3, 2 KO) me vendim unanim pas 10 raundeve. Me këtë fitore Bytyqi e fitoi titullin e kampionit botëror për të reja “WBC Youth”. Triumfi i Bytyqit bëri jehonë të madhe në Republikën Çeke, ndërsa që Kosova Boxing e përcolli nga afër meçin.
Sikur se vëllai i saj, Sebastiani, njësoj edhe Fabiana nuk e filloi meçin siç duhej. Ajo humbi dy raundet e para. Në vazhdim arriti ti kompensoj dhe ishte më e mirë në të tretën dhe të katërtën, ndërsa që raundi i pestë ishte i barabartë. Gjyqëtarët ishin mjaft korrekt dhe gjykuan të drejtë, ku rezultati pas raundit të pestë ishte 48-48. Dueli ku Fabiana doli fituese ishte raundi i gjashtë dhe i shtati ku ajo bëri thyerjen e bullgarës Bacheva, duke i treguar se titullin e botës nuk do ta lejojë ti ikë nga Çekia. Në raundet në vazhdim u zhvillua luftë taktike nga Bytyqi e cila mbante nën kontroll duelin. Bacheva ishte agresive duke munduar të kthej rezultatin, ndërsa Bytyqi nuk e lejonte të bënte një gjë të tillë.
Kosova Boxing vlerësoi fitoren e Bytyqit me 98-96 pas 10 raundeve. Kjo fitore është e gjithë popullit të Çekisë, por edhe e atij shqiptarë, pasi Fabiana edhe pse përfaqëson vendin ku është rritur dhe krijuar, nuk e harron asnjëherë preardhjen dhe orgjinën shqiptare.
Nga Pilsen i Republikës Çeke
Artan Vërbica
7 mars 2016