RTK

RTKLive
19 Mars, 2024

Sead Bushati – Trajneri i vitit 2021

2 min read

Prishtinë, 30 dhjetor – Agjencioni Kosova Boxing që nga themilimi me 2009, plot 13 vite, asnjëherë më parë nuk ka përzgjedhur një trajner shqiptar si më të mirin. Por, duke përcjellur punën shumë vjeçare të trajnerit shkodran Sead Bushati dhe revulucionit të tij të bërë në Klubin e boksit Tirana në dhjetë vjetëshin e fundit, atëhere menduam dhe vendosëm që për herë të parë një trajner ta dekorojmë me titullin e trajnerit të vitit për 2021. E gjithë kjo, sepse boksierët e tij, arritën rezultate të jashtzakonshme në arenën botërore, gjë që Shqipëria nuk e kishte arritur më parë.

Kampionati Ballkanik – Zagreb, 6-9 maj 2021
Tre boksierët e Tiranës në maj të këtij viti fituan dy medalje të arta (Denis Nurja 69 kg & Alban Beqiri – 75 kg) dhe një të argjendtë (Indrit Laçi – 91 kg) në Kampionatit Ballkanik të zhvilluar në Zagreb të Kroacisë.

Kampionati Botëror – Beograd, 25 tetor – 6 nëntor 2021
Alban Beqiri më pastaj në Kampionatin botëror i zhvilluar në nëntor të këtij viti në Beograd, fitoi medaljen e bronzt. Beqiri ishte i jashtzakonshëm i cili mposhti katër kundërshtar të denjë për të ardhur te medalja e parë historike për Shqipërinë në një kompeticion madhështor.

Dhe i gjithë ky suksesë duhet i atribohet trajnerit Bushati i cili me vite ka punuar me boksierët e tij për të ardhur deri te këto medalje të vlefshme.

Bushati ka krijuar një ekip të jashtzakonshëm me emra të mëdhenj edhe në boksin profesionist që paralelisht po arrinë suksese të mëdha në dy taboret sot në botë. Ata janë: Alban Bermeta (7-0-1, 6 KO), Denis Nurja (8-0, 3 KO), Aleksandër Ramo (7-0, 4 KO), Alban Beqiri (4-0, 4 KO), rezultate që njohin vetëm fitore në boksin profesionist. Këto rezultate priten vetëm të ngriten. Nuk duhet harruar edhe suksesin me boksierin Jurgen Uldedaj që po krijon një karrierë të madhe në Gjermani. Uldedaj që pati fillet e para me profesor Bushatin, fitoi dy medalje të bronzta në dy kampionatet evropiane si 16-vjeçar me 2013 në Anapa të Rusisë dhe si 18-vjeçar me 2015 në Zagreb të Kroacisë.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.