RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Alban Beqiri – Boksieri i vitit 2021

3 min read

Prishtinë, 30 dhjetor – Agjencioni Kosova Boxing në vazhdimësi në fund të vitit përzgjedh boksierin më të mirë të vitit. Ndryshe nga vitet e kaluara, që boksieri më i mirë vinte nga boksi profesionist, këtë vit epitetin e më të mirit e fiton një boksier nga boksi olimpik. Është Alban Beqiri, ai i cili njëkohësisht zhvillon boksin olimpik dhe profesionist paralelisht, por që këtë vit ai arriti rezultatë kulminant në Kampionatin Ballkanik duke fituar medaljen e artë dhe në Kampionatin botëror duke fituar medaljen e bronzt.

Në Kampionati Ballkanik të zhvilluar në Zagreb të Kroacisë nga data 6 deri 9 maj, Beqiri arriti të fitoj medaljen e artë. Në gjysëmfianle u takua me sllovenin Ejdin Sejdinovic të cilin e mposhti me rezultatë të thellë 5 me 0. Në finale u takua me kroatin Noa Jezik të cilin e mposhti me nokaut në raund të dytë.

Ku sukses i jashtzakonshëm bëri që ai të motivohej edhe më shumë duke udhëtuar drejt Beogradit në kampionatin botëror që u zhvillua nga data 25 tetor deri më 6 nëntor.

Beqiri bëhet boksieri i parë shqiptar që sjell medalje për Shqipërinë në një kompeticion të madh botëror, siç është Kampionati botëror. Ai me katër fitore të mëdha fitoi medaljen e bronztë.

Beqiri meçin e parë e pati me keniasin, Boniface Mainana. Beqiri e dominoi meçin duke e mposhtur me vendim unanim, 5 me 0.

Meçin e dytë preliminar e pati me lituanezin, Saimonas Banys. Sikur se në meçin e parë, edhe në të dytin ai shkëlqeu me një performancë mjaft të mirë duke triumfuar me vendim unanim, 5 me 0. Me këtë fitore ai hyri në të tetën e finales.

Ngadalë dhe sigurtë ai po marshonte drejt fitoreve. Meçi radhës ishte me panamezin, Eduardo Beckford. Edhe pse Beckford me një gjatësi 10 cm më i gjatë se boksieri ynë, nuk arriti ti shfrytëzoj duart e tij të gjata, pasi Beqiri me intelegjencë prishi çdo koncept të tij duke depërtuar në çerekfinale. Ai mposhti Beckfordin, 4 me 1.

Dhe meçi për medalje në çerekfinale ishte kundër jordanezit të fuqishëm, Zeyad Eashash. Eashash konsiderohej favorit ndaj boksierit tonë. Ai në xhiron e parë kishte mposhtur dy herë kampionin olimpik (2012, 2020) dhe ish kamionin botëror (2009), Roniel Iglesias (305 fitore dhe 44 humbje) me “headbut”, pasi dueli ishte ndalur në minutën 1:05 pas një përplasje aksidentale kokë mbi kokë dhe pasi Eashash kishte pasur disa goditje, fitorja iu dha atij. Ai kaloi edhe dy pengesa të tjera për të ardhur te dueli me boksierin tonë. Dhe Beqiri në çerekfinale zhvilloi njërin ndër meçet më të mira në karrierë. Ai me një siguri, menquri dhe intelegjencë dëshmoi se e meriton medaljen. Në raundin e parë bëri aq sa për të ruajtur forcën për dy raundet e tjera, duke e humbur 3 me 2. E kuptoi strategjinë e jordanezit dhe në të dytën e detyroi të hargjoj gjithë energjinë. Ai me një teknik të përkryer priste gabimet e Eashash dhe e dënonte me kundër goditje. Ishte krosheja e tij e cila gjithmonë e dënonte jordanezin. Ai e fitoi pastër të dytën. Edhe në raundin e tretë ishte i njejtë, i përkryer. Tani më edhe psiqikisht kishte mposhtur Eashashin dhe mbajti kontrollin deri në fund. Dhe në fund, gjyqëtarët i dhanë fitoren e pastërt Beqirit, 4 me 1.

Ndonëse i lënduar dhe i hendikepuar Beqiri vendosi të dal në gjysëm finale kundër rusit, Vadim Musaev. Beqiri demonstroi meç të mirë dhe me ato mundësi që kishte u mundua, por që u pa se kishte të bëjë me lëndimin dhe nuk arriti të vije të finalja, duke pësuar me pikë nga rusi Musaev.

Ky vit i jashtzakonshëm për boksierin tonë bëri që të nderoj gjithë kombin anë e mbanë. Beqiri shkruajti histori dhe besojm dhe shpresojm se suksesi i tij do të vazhdoj edhe më tutje në ngjarje të mëdha kompetitive. Synimi i tij për 2022 do të jetë Kampionati Evropian dhe Lojrat Olimpike në Paris.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.