Faton Vukshinaj – Boksieri më i mirë profesionist – 2021
1 min readPrishtinë, 30 dhjetor 2021 – Faton Vukshinaj me dy fitoret e mëdha të shënuara këtë vit, fiton epitetin e boksierit më të mirë profesionist për 2021 nga agjencioni Kosova Boxing.
Vukshinaj me 20 shkurt të këtij viti shënoi fitore të rëndësishme. Ai udhëtoi drejt Baden-Wuttemberg për të mposhtur gjermanin vendas, Alexander Rigas (12-1-0, 5 KO) duke ia shkaktuar humbjen e parë në karrierë gjermanit të natyralizuar.
Ishte i fokusuar dhe e deshi fitoren duke u ktheyer nga Gjermania me fitore të madhe. Ishte dukshëm më i mirë sa që gjyqëtarët nuk patën mundësi ta shpëtojnë Rigasin nga humbja, që ishte e papritur për ta.
Me këtë fitore Vukshinaj dëshmoi se është boksier elitar ndër më të mirët në botë në kategorinë e mesme.
Fitoren e dytë e arriti me 4 dhjetor në Basel të Zvicrës. Ai mposhti romunin Florin Cardos (21-3-0, 9 KO) me nokaut në raund të dytë. Për Vukshinaj me këtë fitore të shënuar fitoi titullin WBC-Francophone në kategorinë e mesme.
Vukshinaj vitin 2022 e pret me qetësi dhe me sfida të tjera. Ai pritet shumë shpejt të sfidon tituj të tjerë botëror kundër boksierëve më të mirë në botë.
www.kosovaboxing.org