RTK

RTKLive
15 Tetor, 2021

Ruiz Jr e fiton betejën e meksikanëve

1 min read

Andy Ruiz Jr ka shënuar fitore të rëndësishme mbrëmë duke mposhtur bashk-kombasin e vet Chris Arreola me vendim unanim pas 12-raundeve. Ruiz Jr (34-2-0, 22 KO) nuk e filloi edhe aq mirë sa që në raund të parë mori një goditje nga Arreola (38-7-1, 33 KO) duke u gjetur në nokdovn. U zgjua shpejt dhe vazhdoi mirë duke e marrë vetën duke u këndellur shpejt. Nga raundi tjetër e deri te ai i fundit Ruiz Jr ishte më vetëmohues duke fituar të shumtën e raundeve ku në fund tre gjyqëtarët fitoren ia dedikuan atij. Fitorja ishte e thellë, 118-109, 118-109 dhe 117-110 nga tre gjyqëtarët.

“Përkundër humbjes, një konkludim i imi është se Arreola tregoi meç të mirë dhe rezistencë dhe burrëri që nga fillimi. Nuk është e lehtë të bësh një meç të fortë, apo sfidues me një kalibër të madh siç është Ruiz Jr, duke ditur se edhe Arreola është në moshë të shtyrë, 40-vjeçar. Ndërsa që Ruiz Jr me këtë paraqitje nuk premton shumë, së paku jo me këtë paraqitje. Vështirës se do të mund të shpallet sërish kampion i botës” thekson Artan Vërbica.

Aurora Vërbica
2 maj 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.