Lara nokauton Lamannan në raund të parë
1 min read
Carson, SHBA, 1 maj 2021 – Kubanezi Erislandy Lara ka shënuar fitore impresive mbrëmë në Carson të Kalifornicë. Lara (28-3-3, 16 KO) mposhti amerikanin Thomas Lamanna (30-5-1, 12 KO) me nokaut në raund të parë. Ai e filloi mirë meçin dhe që në fillim dëshmoi klasin e tij, ndërsa që Lamanna ishte i frikësuar dhe pësoi nokautin në mënyrë amatoreske nga një pakujdesi dhe jo përqëndrim i duhur.
Me këtë fitore Lara fitoi titullin e kampionit të botës në versionin WBA, “Regular WBA”, në kategorinë e mesme. Sigurisht që meçin e radhës Lara do ta ketë kundër Gennady Golovkinit.
www.kosovaboxing.org
2 maj 2021