RTK

RTKLive
15 Tetor, 2021

Canelo dhe Saunders ishte në prag të anulimit, shkaku ishte ringu

2 min read

Aurora Vërbica
5 maj 2021

Dueli i shumë pritur i kësaj jave ndërmjet Canelo Alverez dhe Billy Jos Saunders ishte në prag të anulimit. Arsyja e gjithë kësaj ishte madhësia e ringut. Ekipi i Saunders duke ditur manipulimet që mund të bëhen në ditët e fundit, kërkoi që edhe detaji më i vogël të precizohet në kontratë. Dhe njëra nga kërkesat e ekipit Saunders ishte që ringu të jetë me madhësi 24 feet apo 731 centimetra ose 7.3 metra. Por, në ditën e parë të montimit të ringut, nuk doli të jetë ashtu. Ringu i montuar ishte më i vogël, 20 feet apo 609 cm që i bie 6 metra e 9 cm. Kjo edhe zgjoi paknaqësi nga ekipi i Saunders. Ata u konsulltuan me rregullat e lojës dhe sipas konstantimeve të Federatës së boksit botëror, ringu duhet të jetë më së paku 22 feet, që i bie 670 cm apo 6.7 metra. Ekipi i Saunders reagoi dhe kërkoi nga organizatori se nëse nuk sjellën instancat e duhura me rregulla që duhet të respektohen ata nuk do ta zhvillojnë meçin me 8 maj.

Babai i Saunders deklaroi se meçi nuk do të zhvillohet. Gjithë kjo zhurmë u ndalua pak më parë, kur dy taboret arritën marrëveshjen dhe meçi do të zhvillohet. Nuk u tregua se a do të zavendësohet ringu apo jo, por që dy palët u pajtuan. “Nuk më intereson madhësia e ringut. Meçi do të zhvillohet” theksoi Canelo i kënaqur, duke mos spekuluar më shumë.

“E gjithë kjo lojë është bërë nga ekipi i Canelos për një arsye të vetme. Duke ditur se Saunders është boksier i lëvizshëm dhe din të vallzoj bukur në ring, atëhere Canelo dëshironte që t`ia zvogëlonte hapsirën atij dhe për të pasur më lehtë të zhvillon luftën nga mbrenda” thekson Artan Vërbica.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.