RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Analizë: Canelo është boksieri më i mirë në planet

3 min read

Artan Vërbica
7 maj 2021

Saul Alvarez Canelo ka arritur çdo gjë që ka për synim një boksier. Ai me të arriturat e tij i ka mbetur besnik sportit dhe adhuresve. Jo rastësisht Meksikani është bërë Ikonë e boksit botëror, sepse ai ka mposhtur më të mirët e kohës. Kësaj radhe Canelo do të mbroj titullin e kampionit të botës, “WBA – Super Champ” në kategorinë super të mesme.

Që nga fillimi i kësaj jave, e gjithë bota kanë folur për “luftën Canelo vs. Saunders”. Boksieri 30-vjeçar është në qendër të vëmendjes, në secilën ngjarje një ngjarje që zhvillon meçet e tija,  i pamohueshëm në botën e boksit, edhe kësaj radhe që do të zhvillohet këtë të shtunë me 8 maj në Dallas të Texas-it.

Kur Alvarez u mposht nga Floyd Mayweather Jr. në 2014 ai mori shumë kritika, jo vetëm për vetë humbjen, por për mënyrën se si humbi.

“Unë themë e padrejtë, sepse edhe atë botë Canelo tregoi rezistencë, dyluftim të fortë dhe nuk ishte aq dominante Mayweather ndaj tij. Duhet cekur se Canelo ishte i ri, vetëm 23-vjeçar”, thekson Artan Vërbica.

Por ndonjëherë vetëm koha mund të flasë dhe Canelo vazhdoi ngritjen e tij për t’u bërë boksieri numër një në botë, “Pound for Pound”.

Djaloshi nga Guadalajara mori shkopin e boksierit më të mirë në rruzull, nga Manny Pacquiao dhe Floyd Mayweather që kishin dominuar botën e boksit për më shumë se një dekadë. Këta të dy kishin tendenca të veçanta për sa i përket interesit mediatik. Në rastin e “Pacman” ai është një luftëtar i vlerësuar nga tifozët, me një simpati të pabesueshme dhe që lëvizi masa të dukshme që sa herë dyluftonte. Mayweather arriti të formonte një vëmendje shumë më ndryshe, në të cilën keqbërësit ishin me bollëk dhe çdo sfidë ndiqej masivisht, por me një pjesë të madhe të publikut duke pritur humbjen e tij. “Hate me, or Love me, you gone watch me” ishte parulla e tij. Në shqip, “Më urre, apo me duaj, ti do të më shikosh” ishin fjalët e tij. E vërtetë, sepse më shumë e paguanin atë për ta parë humbjen e tij, se sa që e donin, por kjo nuk u realizua asnjëherë. Ai u penzionua si i pamposhtur me 2017.

Alvarez është më ndryshe. Ai në fillim kishte njerëz që e besonin se do të bëhet boksier i madh dhe kishte të atillë që nuk e besonin. Me kalimin e kohës, shumë ekspertë u është dashur të pranojnë faktin se ai ka cilësinë që të konsiderohet më i miri në botë falë fitoreve që ka arritur deri më tani.

55 fitore (37 KO) një humbje dhe dy barazime janë bilanci i tij në 58 meçe. Me të vërtetë shumë impresive.
Ai është shpallur kampion i botës në tre kategori të ndryshme, super-velter, të mesme, dhe super të mesme.
Ka mposhtur emrat e mëdhenjë si: Shane Mosley, Erislandy Lara, Miguel Cotto, Amir Khan, Julio Chavez Junior, Gennady Golovkin, Daniel Jacobs, Sergei Kovalev, Callum Smith. Të gjitha këto fitore pasqyrojnë shkëlqimin dhe arritjen e tij. Pa diskutim më i miri sot.

Dhe tani e pret lufta edhe me Billy Joe Saunders. Lufta e së shtunës ndaj Saunders do të jetë një sfidë tjetër e madhe për të, por një kampion si ai duhet të dëshmohet sërish dhe ta mposht britanikun.

www.kosovaboxing.org 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.