Canelo dëshmohet edhe kundër Saunders, e detyron të dorëzohet
1 min read![](https://kosovaboxing.org/site/site/wp-content/uploads/2021/05/EE92EE47-4828-492F-8484-3A74AF45CC44-1024x724.jpeg)
AT&T Stadium, Arlington, Dallas, Texas, 8 maj 2021 – Saul Alvarez (56-1-2, 38 KO) është treguar shumë më i fortë edhe kundër Billy Joe Saunders (30-1-0, 14 KO)duke e mposhtur në fund të raundit tetë, gjë që britaniku dorëzoi meçin në fillim te raundit të nëntë, pas një dëmtimi apo prerje që pësoi ne syrin e djathtë nga meksikani në raundin e tetë. Kjo bëri që ai të mos vazhdoj, por duhet pranuar se Canelo ishte deri në atë moment duke dominuar meçin 6 me 2 në raunde.
Canelo ishte i përqëndruar që nga fillimi, ndërsa që Saunders poashtu u mundonte të gjejë luftën e tij, qē nuk ishte e pamundur për te, por që Canelo me goditjet e tij të forta sidomos në trup herë pas here prishte planet e tij. Saunders sipas konstantimit tim fitoi vetëm dy raunde, të parën dhe të pestën, ndërsa këto të tjerat ishte Canelo dukshëm më i mirë.
Canelo me këtë fitore jo rastësisht u dëshmua si kampion i vërtetë dhe atë në katër kategori të ndryshme. Ai unifikoi të gjitha titujt e botës në kategorinë super të mesme, WBC, WBA, IBF, WBO, IBO dhe Ring Magazine titujt. Thjesht është më i miri dhe për një kohë të gjatë ai do të mbizotroj botën e boksit botëror.