RTK

RTKLive
3 Maj, 2024

Rrustemi mposhtet nga Gerges

1 min read

Amsterdam, Holandë, 12 Shtator 2010 – Kreshnik Rrustemi nuk ka kaluar sfidën më të madhe në karierë. Ai mbrëmë u mposht nga egjiptasi Gerkes i cili këtë vit mposhti edhe njërin ndër kick-boxierët më të mirë në botë, Badr Hari. 26-vjeçari Gerges i cili ka eksperiencë të madhe në kick-box, prej 43 luftave -33 fitore, 8 humbje, 2 barazime, kishte strategji në këtë luftë që me low-kick të shënon fitore dhe këtë ia arritit. Rrustemi edhe pse ishte agresiv nga raundi i parë ku tregoi luftë të barazpeshuar dhe dha më shumë goditje, këto nuk dhanë rezultat, sepse Gerges arriti që të përqëndrohet vetem në low-kick dhe shënoi fitore. Ishte raundi i dytë ku Rrustemi mori disa herë goditje në këmbën e majt dhe dorëzoi duelin duke mos dëshiruar të rrezikoj asgjë. “Morra disa goditje të forta në këmbën e majt duke lënduar ligamentin seriozisht dhe këmba e pash që do të më lëshoj dhe vendosa të mos rrezikoj më shumë dhe dorëzova meçin” deklaroi Rrustemi për Kosovaboxing.org.

Besojmë që Rrustemi do të kuperohet nga kjo humbje dhe do të gjejë forcë të vazhdoj më tej në sukseset që e presin.

Artan Vërbica
14 Shtator 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.