RTK

RTKLive
1 Maj, 2024

Besim Kabashi sfidon brezin WKA në kategorinë +95 kg këtë të shtunde

1 min read

Besim Kabashi kampion botëror në versionin WKA deri -95 kg, do të sfidon titullin tjetër të këtij versioni këtë të shtunde me 25 Shtator në kategorinë +95 kg, kundër sicilianit Luca Panto. Dueli do të zhvillohet në palestrën Lilienthalle në Mynih të Gjermanisë. Kabashi për dy vite ka qenë në ranglistë i pari edhe në versionin WKA  në kategorinë +95 kg, dhe dëshiron të rrëmbej edhe këtë titull që është vakant. ” Dua të fitoj edhe këtë titull por njëkohsisht dua të mbaj edhe titullin tjetër të versionit WKA -95 kg” deklaroi Kabashi javë më parë për Kosovaboxing.org. Dueli do të jetë në diciplinën THAI-BOX me regulla të K-1. Besim Kabashi në këtë duel do të paraqitet me të shkurta kuq e zi, me të shkruara për dy agjencionet më të mëdha të sporteve luftarake shqiptare, Albanianboxing.com dhe Kosovaboxing.org. Në këtë mbrëmje musafir do të jenë edhe shumë personalitete të boksit tonë, Nuri Seferi, Sefer Seferi, Haxhi Krasniqi,Luan Dreshaj, Hysen Metaj dhe shumë fëtyra të boksit tonë. Për ata që nuk do të mund të shofin këtë duel drejtpërdrejt, dueli Kabashi vs Panto do të ritransmetohet me 29 Shtator në televizionin SPORT 1 ish tv DSF nga ora 22:15. Poashtu edhe televizioni ynë publik i Kosovës, RTK do t`a ritransmetoj shumë shpejt dhe do t`ju informojmë.

Kosovaboxing.org
24 Shtator 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.