Besim Kabashi sfidon titullin +95 të versionit WKA me 15 Shtator
1 min readKampioni botëror në versionin WKA deri -95 kg, Besim Kabashi do të sfidon edhe një titull të kampionit botëror pesha +95 kg të versionit WKA. Kabashi do të takohet me sicilianin Luca Panto me 15 Shtator. Panto është i gjatë 192 cm dhe që peshon afër 110 kg. Kundërshtari i kick-boxerit tonë shquhet si një luftëtar i fortë i cili ka marrpjesë në shumë organizime të mëdha të kick-boxit botëror, një ndër ta edhe të “Its Show Time”. Panto është kick-boxieri më i mirë në Itali dhe do të jetë sfidë e fortë për Kabashin.
Dueli do të zhvillohet në palestrën Lilienthalle në Mynih të Gjermanisë.Kabashi për dy vite ka qenë në ranglistë i pari edhe në versionin +95 kg në versionin WKA dhe dëshiron të rrëmbej edhe këtë titull që është vakant. ” Dua të fitoj edhe këtë titull por njëkohsisht dua të mbaj edhe titullin tjetër të versionit WKA -95 kg” deklaroi Kabashi për Kosovaboxing.org. Dueli do të jetë në diciplinën THAI-BOX me regulla të K-1.
Dueli Kabashi vs Panto do të ritransmetohet me 29 Shtator në televizionin SPORT 1 ish tv DSF nga ora 22:15.
Artan Vërbica
6 Shtator 2010