RTK

RTKLive
14 Dhjetor, 2024

Edis Tatli shënon edhe një fitore

2 min read

Toolon Kisahalli, Helsinki, Finlandë, 4 Shtator 2010 – Edis Tatli ka shënuar edhe një fitore në boksin profesionist. Tatli 12-0 (2 KO) mundi spanjollin Rudy Ecarnacion 21-18-2 (11 KO) me vendim unanim pas tetë raundeve. Kjo ishte lufta e parë në tetë raunde dhe fitorja e parë në këtë shteg të gjatë. Ai pati një kundërshtar të fortë me shumë eksperiencë i cili më parë ka luftuar dy herë për titullin e kampionit evropian.  Ecarnacion më parë ka luftuar edhe me boksierin tonë shqiptar, tash të penzionuar Shpend Abazin të cilën e humbi me ndërprerje. Pra spanjollit nuk i shkon me boksierët shqiptar.

Tatli në luftën e mbrëmshme dominoi dhe nuk rrezikoi asgjë. Në gjashtë raundet e para ishte më i mirë se spanjolli ndërkohë kur Ecarnacion kuptoi se e kishte humbur meçin u vërsul drejt boksierit tonë por kjo nuk i shkoi pasi edhe Tatli ju kundërpërgjigj mjaft bukur. Raundi i 7 dhe 8  u vlerësua si baraazim por Tatli fitoi bindshëm. “E kisha situatën nën kontroll. Ishte raundi i 7-të kur ai e kuptoi se e kishte humbur duelin dhe u mundua të më frikësonte, por iu kundërpërgjigja duke treguar se jam më i fortë se që mendoi ai. Traineri me sugjeroi të mos rrezikoja por e bëra edhe për publikun që ishin të pranishëm. Besoj që i gëzova me luftën që tregova dhe fitoren” deklaroi Tatli për Kosovaboxing.org.

Tatli ka boksuar vetëm dy herë këtë vit pasi ishte në shërbim ushtarak. Ai pritet që edhe një herë të boksoj gjatë këtij viti. Me luftat e treguara nga ai, po tregon se është njëri ndër boksierët më perspektiv shqiptar. Redaksia Kosova Boxing në bashkëpunim me televizionin RTK shumë shpejt do t`ju japim duelet e fundit të boksierit tonë nga Prizreni.

Artan Vërbica
5 Shtator 2010

1 thought on “Edis Tatli shënon edhe një fitore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.