RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Keta triumfon ndërsa Dobroshi barazon

2 min read

Lanxess Arena, Keln, Gjermani, 4 Shtator 2010 – Petrit Dobroshi dhe Gjetan Keta janë paraqitur denjësisht para publikut në Keln duke treguar edhe një herë vlera të mëdha të boksit tonë. Keta 6-1-0 (5 KO) triumfoi përballë Attila Kiss 9-58-3 (1 KO) me venidm unanim pas gjashtë raundeve. Boksieri ynë dominoi gjatë gjithë duelit duke shënuar fitoren e tretë këtë vit në boksin profesionist. Dëshprimi i mbrëmjes ishte ku boksieri ynë tjetër shqiptar Petrit Dobroshi 11-0-2 (2 KO)  barazoi ndaj turkut Yavuz Keles 4-3-1 (1 KO). Fillimisht Dobroshi kishte për të boksuar në gjashtë raunde por organizatori i kësaj mbrëmje e shkurtoi për dy raunde. Kjo nuk është hera e parë që boksierve tanë po i bëhet kjo padrejtësi, pasi që edhe Nuri Seferit vitin e kaluar i është shkurtuar raundet me Josph Marwa. Dobroshi ishte mjaft i mllefosur pas duelit sepse në të gjitha raundet ishte më i mirë dhe poashtu shkurtesa e dy raundeve e bëri që të dëmtohet edhe një herë boksieri ynë.

Feliz Sturm 34-2-1 (14 KO) mbrojti titullin e kampionit në versionin WBA, duke fituar ndaj Giovanni Lorenzo 29-3-0 (3 KO). Sturm gjatë gjithë kohës dominoi duke fituar me vendim unanim. Sturm rikthehet pas 14-muajve me kokëlartësi duke treguar edhe një herë vlera të boksierit të madh.

Në këtë mbrëmje kishte mjaft adhurues shqiptar që përkrahën boksierët tanë. Prezent ishte edhe kampioni ynë botëror në versionin WKA Besim Kabashi.

Artan Vërbica
5 Shtator 2010

2 thoughts on “Keta triumfon ndërsa Dobroshi barazon

  1. O Gjetan Keta, ty duhet me te shti ne liber te gennisit se kundershtaret qe i zgjedh me katalog, si ky i fundit po thejne rekord me humbje… Pashe nderin e Zotin, ku e gjete kete berllog pseudoboksieri me 58 humbje e 3 barazime ???

    Per mendimin tim, Gjetan Keta duhet me e lane kete sport se edhe kshtu nuk ka aftesi me u sfidu me boksier por me pseudoboksier qe ne realitet ose jane pijanece te kafeve ose lypsa te rrugeve qe nuk ushtrojne as 15 dite ne vjet.

    Kjo eshte kritika jeme!
    Le te pranoj si te don!

  2. o shoq,me kan se asht i dobt gjetan keta,nuk arin ktu ku asht,nuk e kishin dhan n,euro sport,5 fitore sja japin pse asht i heshem 🙂 hehe po asht shum i mir,stilin e tysonit rrehet,ky asht mini tyson 🙂
    shum ka me mrri…
    pra suksese ketes…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.