RTK

RTKLive
28 Nëntor, 2021

Video: Rrahën Chisora dhe Haye në konferencë për gazetar pas meçit

2 min read

Mynih, Gjermani, 18 Shkurt 2012 – Se skandalet nuk kanë të ndalur nga Dereck Chisora tregon fakti edhe në press konferencë ku pas meçit me Vitali Klitschkon, fërkimet nuk u ndalën më Klitschkon, por vazhduan më tej. I pranishëm në konferencë për gazetar ishte edhe David Haye, të cilën filloi aty të fyejë menagjmentin e ekipit Klitschko, deri sa menagjeri i vëllezërve Klitschko, Bonte i tha Haye, se Chisora ka treguar më shumë luftë. “Ti ke dhënë fjalë dhe asgjë në ring, ndërsa Chisora ka boksuar sonte” theksoi Bonte.

Haye mori fjalë duke iu përgjigjur Bontes. “Jeni frikësuar nga unë dhe për këtë arsye keni zgjedhur Chisoran” tha Haye. Këto fjalë e ngacëmuan Chisorën ku mori fjalën duke i thënë Hayes:”Pse nuk ke boksuar kundër meje, kur të kam ofruar meçin me mua” tha Chisora. Por Haye e ofendoi atë prapë, ndërsa konferenca mori kahje tjetër, ku Chisora u ngrit dhe shkoi drejt Hayes, duke i thënë: “Të shofim se çka ke kundër meje” kishte thënë Chisora dhe vazhdoi drejt Haye.

Pas kësaj filloi rrahja mes tyre, ndërsa nga kjo rrëmujë pësoi më se keqi menaxheri i David Haye, Adam Booth, ku mori një goditje mbi syrin e tij të majtë. Booth kërkoi përgjigjësi nga kjo, duke i thënë Chisoras se kush e goditi, ndërsa Chisora i tha se unë jo, ndëtsa i tha Boothit që është i gatshëm të boksoj me Haye, kudo në ring ose në rrugë.

Më shumë rreth kësaj ngjarje ndiqeni në videon që Kosova Boxing e sjell për ju, ndiqeni …

Albion Blakqori
19 Shkurt 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.