RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Klitschko mbron titullin por jo bindshëm

3 min read

Mynih, Gjermani, 18 Shkurt 2012 – Ngjarja e boksit në Mynih filloi prapë me një gjest interesant. Pasi që goditi një ditë më parë me shuplak Vitalin, Chisora sonte bëri tjetër skandal apo provokim. Chisora para fillimit të meçit mbushi gojën me ujë, ndërsa ia ktheu fytyrës vëllaut të tij Wladimirit “e Vaditi“.  Edhe pse Vitali ishte favoritë, kjo nuk doli të jetë e lehtë në ring. Meçi u zhvillua në 12 raunde, dhe solli mjaft emocione.

– Round 1 –
Raundi i parë filloi mirë nga te dytë ku në këtë raund u lexuan të dy boksierët, mangësit ndonëse kishte tentime nga të dy boksierët. Raundi 10-10.

– Round 2 –
Një raund i bukur ku Klitschko në fillim të këtij raundi i dha disa godtije, ndërsa Chisora ishte agresor. Klitschko shfrytëyoi kapjet shumë dhe dha disa goditje të pastërta. 20-19 për Klitschko

– Round 3 –
Edhe ky ruand solli emocione ku prapë Chisora ishte agresor ndërsa Klitschko iu shmang luftës dhe dha disa goditje. Raundi barabartë . 30-29 për Klitschko

– Round 4 –
Prapë skenar i përsëritur, Chisora kërkonte luftë ndërsa Vitali mbante nën kontroll meçin. Raund i fituar nga Klitschko, ku shfrytëzoi mjaft mirë disa mangësi nga Chisora. 40-38 për Klitschko

– Round 5 –
Në këtë raund doli të jetë Chisora më i mirë ku përdori gardin kundër Vitalit, ndërsa pikë fitoi me goditje në trup. 49- 48 për Klitschko

– Round 6 –
Një raund prapë me emocione t ë mëdha, prapë ishte Chisora që nuk e lejoi të jetë i qetë Klitschko. Një raund i barazpeshuar. 59-58 për Klitschko.

– Round 7 –
Dereck Chisora fiton këtë raund. Agresiviteti i tij po rritet në çdo raund, ndërsa Chisora fiton këtë raund, tani meçi u barazpeshua ndërsa Chisora shton gjasat për fitore. 68-68 rezultati i barabartë.

– Round 8 –
Meçi po bëhet shumë interesant ndërsa Chisora po kërkon të fiton dhe i tregon se nuk ka ardhur rastësisht në Gjermani. Ai po duket i etur për titull. Raundi i fituar nga Chisora. 78-77 për Chisora.

– Round 9 –
Raund i bukur, ku Chisora lëshoi shumë që për të dashur të knock-outoj Klitschkon, por Klitschko me disa goditje me shumë fitoi këtë raund.  79-79, sërish barazpeshohet meçi.

– Round 10 –
Raundi i 10-të solli prapë emocione. Klitschko dominoi por kjo u shifke që Chisora po e lëshon shkaku që donte të përfundon meçin para kohe.  89- 88 për Klitschko

– Round 11 –
Sërish dramë e vërtet ku patën të dy rastet, raund i barabartë. 99-98 për Klitschko.

– Round 12 –
Chisora kërkoi ta rëzoj në këtë raund, ndërsa Klitschko iu shmang. Kjo tregoi se ai dëshiroi të fiton, por këtë raund e fitoi Chisora. Dueli sipas Kosova Boxing përfundoi me barazim 108 me 108.

Ndryshe nga Kosova Boxing, gjyqëtarët e vlerësuan me 118-110, 118-110 dhe 119-111, gjë që u pa që Klitschko kishte përkrahjen apsolute të gjyqëtarëve.

Artan Vërbica
19 Shkurt 2012

2 thoughts on “Klitschko mbron titullin por jo bindshëm

  1. Kjo ishte nje lufte me te vertet e barabart por jo edhe me nje diferenc aq te madhe qe te jet 118 me 108. Por ja qe edhe no boksin profesional ka padrejtesi. Por edhe Derek Chisora nuk ishte aj qe premtoi per te dale fitues ne ket meq. Mendimi im personal ishte qe Vitali edhe per kunder qe eshte ne moshen e te dyzetave ishte pak me i mire por ma interesant do te ishte nese do te boksojn Chisora dhe Haye, pasi qe jan te nje rangu Klitchko eshte i kalibrit te madh dhe nje here per nje here ska kundershtar per ta, Klitsckot jane te perkryer.

  2. Interesant do te jet edhe meqi i se shtunes ku Marco Huck do ta sfidoj te pamposhturin nga rusia Alexander Povetkin, ku Huck eshte nje boksier luftarak dhe punetor i madh por ne anen tjeter Povetkin eshte nje boksier i fort dhe ka goditje te forta. Une si sport dashes i boksit e shoh si fitimtar rusin Povetkin pasi qe ka provoj te mire ne kategorin super te rende ndersa Huck eshte duke debutuar direkt ne kategorin super te rende, e meqin e pare nga e renda 90kg ne ate mbi 92kg. Shpresojme te shofim meq te mire ne programin gjerman -ARD- das erste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.