Rashiti shënon fitoren e parë në boksin profesionist
1 min readSt Gallen, Zvicër, 7 mars – Ish-kikboksieri shqiptar Yll Rashiti, ka shënuar fitoren e parë në boksin profesionist. Rashiti në Sankt Gallen të Zvicrës mposhti hungarezin Istvan Kun me ndërprerje në raund të gjashtë. Ai dominoi meçin ku ishte në avantazh të pikëve pas pesë raundeve me 48-47, 49-46 dhe 49-46 nga tre gjyqëtarët, por adhuresve të tij iu dha një spektakël në raundin e fundit kur detyroi gjyqëtarin Joerg Mangot të përfundoj meçin para kohe.
Rashiti debutoi në fund të vitit të kaluar me barazim ndaj polakut Jakub Wojcik pas katër raundeve. Ishte debutimi i tij me barazim. Kjo ishte vetëm përballja e tij e dytë në boksin profesionist e cila do ti jap rast të dëshmohet në të ardhmen. Për hungarezin Kun kjo ishte humbja e tretë në karrierë, karshi dy fitoreve.
Kosovaboxing.org
9 mars 2015