Morina, nakauton Halladan në raund të dytë
1 min readFoto: Alexander Gorodnyi
Postpalast, Gjermani, 12 mars 2015 – Dardan Morina ka nakautuar sllovakun Michal Halada në raund të dytë, duke mbrojtur titullin e kampionit botëror në versionin WKU deri -76 kg.
Morina, filloi mjaft mirë meçin dhe në asnjë moment nuk respektoi kundërshtarin, dhe kjo i dha rezultat, ku në stilin e boksierit me goditje të forta e plandosi duke i dhënë fundin.
Morina është njëri ndër kikboksierët më të mirë shqipëtarë. Ai nga viti në vit po rritë cilësin e tij, dhe shumë shpejt mund ta shohim atë edhe në turnet e mëdha botëror si GLORY. Meçin Morina dhe Hallada u transmetua drejtpërdrejt nga televizioni ynë publik RTK dhe ai gjerman Kabel 1.
Kosovaboxing.org
12 mars 2015