Matjet zyrtare nga Magdeburg: Shala 78.5 kg, Boesel 79. 3 kg
1 min readMagdeburg, Gjermani, 6 mars – Janë mbajtur matjet zyrtare para ndeshjes së nesërme ndërmjet boksierit tonë Shpetim Shala dhe Dominic Boesel. Shala doli të jetë 78.5 kg, ndërsa gjermani Boesel 79.3 kg.
“Do të jetë duel i madh, dhe shpreoj të jap më të mirën dhe të fitoj nesër mbrëma duke gëzuar të gjithë shqiptarët” theksoi Shala për Kosova Boxing.
Shala, njëherit në peshime prezentoi me duar shqiponjën dy krenare duke iu treguar të gjithëve se nga vjen.
Dueli Shala dhe Boesel do të jetë i vlefshëm për titullin WBO Intrecontinental.
Prezent në matje ishte dhe fotoreportieri ynë Eroll Popova i cili na sjell fotografit ekskluzive nga matjet zyrtare.
www.kosovaboxing.org