RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Qato humb titullin WBF, ndërsa Haxhi Krasniqi ka shënuar fitoren e radhës

1 min read

Pragë, Çeki, 3 Dhjetor 2010 – Kreshnik Qato ka pësur humbje në mbrojtjen e titullit të WBF, ndaj afrikanit nga Tanzania, Karama Nyillawila me vendim unanim pas 12-të raundeve. Tre gjyqëtarët e vlerësuan duelin me 117-111, 118-110 dhe 116-112 në të mirë të afrikanit Nyillawila. Qato këtë vit ka shënuar tre fitore dhe kjo humbje ka qene e papritur për të. Rekordi i Qatos deri më tani është 24 fitore (4 KO), 7 humbje. Në Pragë, u paraqit edhe Haxhi Krasniqi i cili zhvilloi duelin gjashtë raundshe me çekun Jindrich Velecky. Para duelit Velecky kishte rekord prej 17 (16 KO) dhe 12 humbjeve. Krasniqi dominoi në këtë duel duke fituar me 5-1 në raunde, duke e gjykuar duelin me 60-55 nga gjyqëtarët. Për Krasniqin kjo është fitorja e dytë në menagjimin e klubit SES Boxing. Tani Krasniqi ka rekord prej 34 fitoreve (11 KO) dhe 2 humbjeve.

Kosovaboxing.org
4 Dhjetor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.