RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Armand Cullhaj fiton me vendim unanim

1 min read

Sporthalle Brandberge, Gjermani, 4 Dhjetor 2010 – Pas një lëndimi të krahrorit të cilën e largoi nga ringu për gjashtë muaj, dhe që ju desht intervenimi kirurgjik, Armand Cullhaj është rikthyer sonte me fitore ndaj çekut Jan Balog. Balog, jo shumë i njohur në boksin profesionist ku kishte zhvilluar vetëm tre duele profesioniste,një fitore dhe dy humbje,  por duke pasur afër 250 meçe në boksin amator, nuk ishte i denjë për boksierin tonë. Cullhaj 9-2-2 (6 KO) iu desht ky duel ku e pati nën kontroll dhe fitoi çdo raund, duke mos rezikuar asnjë herë më shumë. Kjo fitore do t`i jap vetëbesim boksierit tonë nga Tirana për karierën e mëtejshme. “Jam i lumtur që fitova sonte. Ishte një duel i rëndësishëm, pas një lëndimi që kisha. Pres fitore tjera në vazhdim të karierës” deklaroi Cullhaj për Kosova Boxing.

Artan Vërbica
4 Dhjetor 2010

1 thought on “Armand Cullhaj fiton me vendim unanim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.