RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Kabashi shënon edhe një fitore tjetër me KO

1 min read

Zenith Halle, Mynih, Gjermani, 4 Dhjetor 2010 – Besim Kabashi ka mbrojtur me suksese titullin e kampionit të botës të versionit WKA, +95 kg. Kabashi për kundërshtar pat turkun Mehmet Ozer ku e mposhti me ndërprerje në raund të tretë. Kjo është mbrojtja e parë e titullit në versionin WKA +95, kurse poashtu mban edhe titullin tjetër të këtij versioni -95 kg. Dueli i fundit për Kabashin ka qenë diskutabil se a do t`a zhvilloj apo jo, sepse ishin në biseda me klubin që e menagjojnë vëllezërit Steko, por pas një kompromisi që u dakorduan dy palët, kick-boxieri ynë vendosi të vazhdoj edhe një vit kontratën dhe Besim Kabashi nuk do të penzionohet, por do të vazhdoj të luftoj edhe vitin tjetër në ringjet botërore duke na përfaqësuar denjësisht. Rreth duelit Kabashi dhe Ozer do t`ju sjellim më shumë në ditët në vijim.

Artan Vërbica
4 Dhjetor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.