Qamil Balla fiton titullin “Victoria State”
1 min readMelbourn, Australi, 25 Korrik 2013 – Boksieri ynë shqiptar me rezidencë në Australi, Qamil Balla ka shënuar fitoren më të rëndësishme në karrierë deri më tani. Ai mbrëmë arriti të triumfoj në duelin për titullin e “Victoria State” ndaj tajlandezit Singphayak Kokietgym me vendim unanim pas tetë raundeve. Balla u shpall fitues nga tre gjyqëtarët. Për Ballën ishte dueli i gjashtë në karrierë në boksin profesionist, në të cilin ka rekord prej 5 fitore (3 KO) dhe një barazimi. Ndërsa kundërshtari i tij Kokietgym pësoi humbjen e tretë në karrierë karshi pesë fitoreve.
Kosova Boxing uron suksesin e boksierit tonë të cilin dita-ditës në Australi po e ngrisin vlerën e boksit tonë.
Kosovaboxing.org
27 Korrik 2013
Bravo , Balla suksese.