RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Gashi humb betejën me Lazzarin

2 min read

disarjot gashi paolo lazzariPiacenca, Itali, 27 Korrik 2013 – Disarjot Gashi ka humbur betejen e drejtpërdrejt me italianin Paolo Lazzari, ku gjatë zhvillimit të raundit të katërt e kishte dorëzuar meçin. Gjithçka kishte filluar mirë ku qysh në raundin e parë Gashi ishte gati të përfundonte meçin, por Lazzari i shpëtoi më të keqes. Në raundin e dytë dhe të tretë sërish Gashi ishte më i mirë, por në raundin e katërt ndodhi çudia ku Gashi papritmas ktheu shpinën boksierit duke i thënë gjyqëtarit se nuk mundet më.

“Isha i shkouar dhe nuk e dija çfarë ndodhi. I kërkova Disarjotit të vazhdonte, por ai më tha nuk mundem se e kam të lënduar dorën. Unë sërish insistova, ndërsa gjyqëtari në ring e përfundoi meçin” theksoi traineri i Gashit, Muharrem Gjocaj.

Pas përfundimit të meçit, dora e majtë e Gashit ishte plotësisht e nxirë nga lëndimi. “E shiqova pas përfundimit të meçit ku dora e tij ishte plotësisht e nxirë dhe e arsyetova. Por më vije keq sepse e kishte fitoren në duar, por në sport ndodhin këto gjëra” theksoi Gjocaj për Kosova Boxing.

Gashi kishte pasur performancë të mirë këtë vit, duke shënuar dy fitore ndaj Valentin Stoychev dhe Jozsef Gerebecz, por humbja e fundit do të ndal hovin e boksirit tonë i cili duhet të mos demoralizohet por të kërkon sfida të reja.

Artan Vërbica
28 Korrik 2013

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.