RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Matjet zyrtare nga Piacenca – Gashi 68.6 kg, Lazzari 69.0 kg

1 min read

Gashi vs LazzariJanë mbajtur matjet zyrtare në Piacenca të Italisë ku boksieri ynë Disarjot Gashi nesër mbrëma do të ndeshet me italianin Paolo Lazzari.

Gashi në peshime doli të jetë 68.6 kg, ndërsa Lazzari ishte diç më i rëndë, 69.0 kg. Dueli do të zhvillohet në kategorinë velter dhe do të jetë mjaft interesant për opinionin tonë. Ky meç do të jetë mjaft i rëndësishëm për Gashin i cili synon fitoren e cila do t`i hapë rrugë tjera drejt suksesit të tij.

Gashi ka pasur performancë të denjë këtë vit ku ka shënuar dy fitore të rëndësishme në Kosovë ndaj Valentin Stoychev dhe Jozsef Gerebecz.

Gashi deri më tani ka zhvilluar 16 meçe profesioniste ku ka shënuar 13 fitore (8 KO), dy humbje dhe një barazim. Ndërsa Lazzari ka 14 meçe profesioniste me bilanc prej 12 fitore (2 KO) dhe dy barazimeve.

Trajneri dhe menaxheri i Gashit, Muharrem Gjocaj është mjaft optimistë para këtij meçi. “Disarjoti është shumë mirë i përgatitur. Jemi ardhur në Itali për fitore dhe kemi punuar shumë për këtë meç. Do të synojmë të fitojmë me ndërprerje pasi që Lazzari bokson në vend të tij dhe i kemi frikë gjykimit, prandaj do të mundohemi që këtë mos t`ia lajm gjyqëtarëve” theksoi Gjocaj për Kosova Boxing.

Artan Vërbica
26 Korrik 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.