RTK

RTKLive
28 Nëntor, 2021

Qamil Balla fiton titullin e Australisë

1 min read

Qamil BallaPas triumfit për titullin e “Victoria State” të Australisë, Qamil Balla fiton edhe titullin e kontinentit të Australisë në kategorinë gjysëm velter. Balla arriti të mposht boksierin Jack Brubaker me vendim unanim pas 10 raundeve. Tre gjyqëtarët e vlerësuan fitoren e boksierit tonë, me rezultat 96-94, 98-92 dhe 97-93.

Qamil Balla 2Qamil Balla 3Balla deri më tani ka zhvilluar 7 meçe profesioniste duke shënuar 6 fitore (3 KO) dhe një barazim, ndërsa Jack Brubaker pësoi humbjen e parë në karrierë pas 7 meçeve ku kishte 5 fitore dhe një barazim.

Në parameç u paraqit edhe vëllai i vogël Ibrahim Balla i cili shënoi fitore me vendim unanim pas katër raundeve ndaj tajlandezit me përvojë Anuntachai Sor Por Lor Krungthep. Ibrahim Balla 3-0 (2 KO) konsiderohet një talent i rrallë i cili vlerësohet shpresë e madhe e boksit australian. Kundërshtari i tij Krungthep pësoi humbjen e gjashtë karshi pesë fitoreve.

Artan Vërbica13 Shtator 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.