RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Haxhi Krasniqi në ring me 26 tetor

1 min read

Haxhi Krasniqi - 26 tetorBoksieri ynë Robin Haxhi Krasniqi do të ketë duelin e radhës me 26 tetor. Lajmin e ka bërë të ditur ekipi i tij SES Boxing, i cili krahas Krasniqit në këtë mbrëmje do të boksoj edhe Francesco Pianeta, por nuk është bërë e ditur se cili do të ketë meçin kryesor.

Krasniqi i cili pësoi në muajin prill në duelin për kampion të botës nga Nathan Cleverly, u rikthye me fitore ndaj Tomas Adamek por nuk bindi opinionin tonë me performancën që tregoi. Shpresojmë që me 26 tetor, Krasniqi do të jetë ai i vërteti të cilin e kemi parë gjithmonë pretendues. Dueli i tij mund të jetë për titullin WBO Europe.

Kundërshtari i Krasniqit përflitet të jetë ukrainasi Oleksandr Cherviak, i cili cilësohte boksier i fortë, por do ta përgëzojmë nëse Cherviak të jetë ai i cili do të ndeshet me te, duke ditur kualitetin e ukrainasit. Ky do të ishte boksieri i dytë nga cilësia për Krasniqin i cili do të ballafaqohet me Krasniqin.

Cherviak ka rekord prej 13 fitore (4 KO), dy humbje dhe një barazim. Cherviak në duelin e fundit mposhti gjermanin Dustin Dirks i cili para përballjes me të kishte 27 fitore në poaq meçe, dhe ishte i pamposhtur.

Për më të rejat dhe rrjedhat tjera, Kosova Boxing do t`ju sjell në ditët në vazhdim.

Artan Vërbica
13 shtator 2013

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.