RTK

RTKLive
3 Nëntor, 2024

Opinionet e boksierëve tanë përkitazi për meçin Mayweather dhe Canelo

3 min read

mayweather canelo 2Kosova Boxing ju sjell edhe opinionet e disa boksierëve tanë përkitazi për meçin Mayweather dhe Canelo.

Elvir Muriqi – Meçi do të jetë i fortë, mirëpo mendoj që Mayweather do të fitoj pas 12 raundeve, por mund të ketë befasi dhe këtë duel të fitoj edhe Canelo. Kjo nga ana tij do të jetë vetëm me ndërprerje nëse arrinë, por kjo do të jetë shumë e vështirë sepse Canelo është i ngadalshëm. Mayweather e ka logjikën më të madhe dhe është më i menqur në çdo aspekt dhe mendoj se kjo do të jetë përcaktuese. Mayweather ka fituar shumë boksier të njohur, ndërsa Canelo ka mposhtur vetëm Austin Trout që konsiderohet boksier i madh.

Nuri Seferi – Unë mendoj se do jetë një ndeshje jashtëzakonisht e fortë, dhe të dy boksierët do të janë në formë të shkelqyer! Alvarez, është gati 13 vjet më i ri se Mayweather, dhe është boksier shumë i fortë fizikisht. Mayweather, është një boksier i jashtëzakonshëm, dhe shumë i shpejtë. Do të jetë një duel shumë i ngushtë. Unë mendoj se gjysmën e parë të ndeshjës Mayweather do jetë në avantazh nga shpejtësia dhe teknika e tij. Por, në pjesën e dytë mendoj që Alvaraz do jetë i pa mëshirshëm dhe do mundohet me çdo kushtë ta fitojë këtë duel. Parashikimi im: Alvarez do të jetë fitues.

Kreshnik Qato – Njëri nga traineret e mi Spencer Fearon shpenzoi një javë në palestrën e Mayweather në Las Vegas për Sky tv dhe kur u kthye me tha që ai vazhdon të jetë i mahnitshëm. Duke u nisur nga kjo do të thoja që Mayweather do t`ia lëshonte 4-raundet e para Canelos, dhe më pas do ta sulmoj egërsisht për fitore me vendim unanim. Mayweather ka qenë kampion bote për 15 vite dhe do të dijë shumë mirë si t`a manaxhoj edhe këtë ndeshje.

Shpetim ShalaCanelo është kundërshtari më i fortë që e ka pasur Mayweather prej meçit kundër De La Hoyas. Besoj se meçi do të jetë shumë i ngushtë, mirëpo për mendimin tim Mayweather fal përvojës dhe menqurisë më të madhe në ring do t`a fitoj meçin.

Robin Haxhi Krasniqi – Do të jetë meç shumë interesant. Dytë janë më të mirët në botë dhe do të jetë deri në momentet e fundit dueli shumë interesant. Unë mendoj se në fund Mayweather do të jetë fitues.

Edis Tatli – Të dy boksierët do të janë të kujdesshëm. Besoj do të jetë një meç i mirë i cili mund të sjell të papritura. Mendoj eksperienca do të jetë pika kyqe e këtij meçi ku në fund Mayweather do të fiton me vendim unanim.

Besar Nimani – Canelo që nga raundi i parë duhet të sulmoj dhe mos ti lenë asnjë moment hapsirë për ta befasur, ku kjo do të tregoj se sa i fortë është Alvarez. Kjo do të tregon edhe sa ka qenë psiqikisht e vështirë për Canelon të zbresë në kategorinë më të ulët në gjysëm të mesme kur ka pasur probleme në të kaluarën. Sa i përket teknikës, aty Mayweather është në përparsi dhe bindshëm më i mirë. Shpresoj në fitoren e Alvarez.

Arnold Gjergjaj – Mayweather ka shumë më shumë përvojë. Besoj dueli do të shkoj në 12 raunde. Do të jetë një duel atraktiv nga dy boksierët me akcione të mahnitshme. Në fund Mayweather fiton me vendim të gjyqëtarëve.

Dardan Zenunaj – Nga ajo që pashë mbrëmë në matje zyrtare, mu dukë se Canelo ishte i zbehur dhe i lodhur. Ne si boksier e dimë që lufta nga matjet fillon dhe nuk mu dukë Canelo që është 100 përqind. Ai nuk ka qenë edhe aq impresionues ndaj Austin Trout, por mendoj se bota do të knaqet sonte dhe bota do të fletë vetëm për boksin sonte, nesër dhe gjatë javës së ardhshme sa i përket boksit. Këtë do të na japin mundësin këta dy akterë që kanë popullarizur boksin deri këtu. Unë mendoj që Mayweather fiton, por nëse do të mund Canelo të bëjë befasi atëhere do të mund ta bëjë vetëm nëse fiton me KO.

Kosovaboxing.org
14 shtator 2013

 

 

 

 

2 thoughts on “Opinionet e boksierëve tanë përkitazi për meçin Mayweather dhe Canelo

  1. Duel shume i forte dhe shume i pritur. Mayweather I forte I saktë dhe I sigurte, por mos te harrojmë se forca fizike e Canelos do te jete vendimtare. Dueli do te behet shume interesant ne gjysmën e dyte te meçit ku besoj se goditjet e forta te Canelos do ta çakordojnë përvojën e Mayweather. Sipas parashikimeve te mia Canelo do te jete fitues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.